Lifestyle
Pedalon për 5 muaj nga Guinea në Egjipt për të shkuar në universitet!
27 Shtator, 2023 | 10:55 am

Ai është Mamadou.
Ai është 25 vjeç, jeton në Guinea, Afrikë.
Ai është i martuar, ka fëmijë, punon si mundet por nuk ka asnjëherë para të mjaftueshme. Mamadou dëshiron të studiojë për t’i ofruar diçka më shumë familjes së tij. Në Egjipt ka një universitet që mund ta mirëpresë atë,por është larg.
Mamadou nuk ka para për aeroplanin.
Ai ka vetëm një biçikletë.
Ai puth fëmijët e tij, gruan e tij:” Unë do ta bëj për ju”.
Është maj.
Mamadou fillon të pedalojë.
Njerëzit e shikojnë me dyshim, është plot me ushtarë të armatosur rëndë kudo.
Hyn në Burkina Faso dhe ushtarët e kapin atë.
E gjen veten në burg. E rrahën. Mamadou nuk e di pse dhe pasi u argëtuan, e lanë të ikte.
Mamadou është i shkatërruar, ai mendon për familjen e tij.
Merr biçikletën e tij dhe fillon serisht të pedalojë. Më shumë armë, varfëri, frikë.
E arrestojnë sërish, e rrahin dhe e lënë në tokë. Por pedalon akoma Mamadou.
Këmbët, i gjithë trupi i luten të ndalojë.
Mbërrin në Togo. E marrin sërish. Mamadou duron, mendon për qëllimin e tij, asgjë tjetër.
Ai kalon kilometra dhe ndërkohë muajt kalojnë. Është në Çad.
Një burrë afrohet,Mamadou përgatitet për më të keqen.
Ai është gazetar, i bën disa pyetje, e dëgjon me mosbesim, pastaj i tregon të gjithëve historinë e tij.
Njerëzit e ndalojnë në rrugë, e admirojnë guximin e tij.
E lusin që të mos shkojë në Sudan, ka luftë gjithandej, ka rrezik të madh.
Mamadou është i vendosur.
Banorët mbledhin para dhe i blejnë një biletë avioni për në Egjipt.
Mamadou qan,ai ka parë vdekjen, frikën, të keqen, e megjithatë bota është plot me njerëz të mrekullueshëm.
Është shtator.
Ai zbret në Kajro.
Iu deshën pesë muaj, udhëtoi 4000 kilometra me biçikletë dhe tani i dridhen këmbët para universitetit të ëndrrave.
Rektori e dëgjon historinë e tij dhe i bën përshtypje.
Ai i ofron një bursë.
Mamadou i shkruan familjes.
“Fëmijët e mi, gjithmonë besoni në ëndrrat tuaja”.