Kryefjala Logo

Pasiguritë që po dëmtojnë intimitetin tuaj në dhomën e gjumit

7 Mars, 2022 | 3:28 pm

1-Ju shqetëson pamja juaj fizike

Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten në plan të dytë.

2-Ju mungon iniciativa

Shpeshherë femrat marrin pozicion pasiv në seks dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vetë iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.

3-Mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për seks

Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv seksual se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat.

4-Nuk flisni me partnerin për seksin

Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni seksin siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrëdhëniet tuaja.

Të ngjashme