Lifestyle
Partner i mirë është ai që…
12 Prill, 2022 | 12:50 pm
Ndoshta mendoni se është e turpshme që për një kohë shumë të gjatë keni mbetur beqare.
Ama ka disa hulumtime që tregojnë se ata që kanë qëndruar beqarë për një kohë të gjatë dinë të jenë partnerët më të mirë!
Kjo pasi ata vijnë nga një periudhë më e lumtur,më pak stresuese dhe më të shëndetshme emocionalisht.
Një studim i bërë së fundmi gjeti se njerëzit që kanë qenë beqarë gjatë gjithë kohës tregohen më të afërt me partnerët e tyre me familjarët dhe miqtë .
Madje analiza të ndryshme tregojnë se beqarët kanë më shumë rritje personale në krahasim me ata që janë në marrëdhënie.
Kjo i ndihmon që të kenë një marrëdhënie më të fortë.