Kryefjala Logo

Parashikimi yjor për ditën e premte 19 gusht nga astrologu Paolo Fox

19 Gusht, 2022 | 10:46 am

Dashi-Ka një atmosferë dashurie. Mundohuni të dilni sa më shumë sepse sot mund të takoni shpirtin tuaj binjak dhe të lini një herë punën veçmas.

Demi-Ka ardhur koha të rregulloni pak jetën tuaj profesionale por edhe atë private. Merrni këtë ditë për të hartuar një plan.

Binjakët-Sa i bukur ky qiell që ju bën më energjikë dhe pozitivë se kurrë.
Në punë vazhdoni kështu dhe në dashuri përpiquni të keni më shumë respekt për partnerin dhe ndjenjat e tij.

Gaforrja-Ka kaq shumë lajme për ty në dashuri prandaj shfrytëzoje gjithë këtë parajsë në favorin tënd.
Në punë ka ende pak ngërç por mos u shqetësoni sepse së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

Luani-Keni çdo mundësi për të bërë për vete personin që ju pëlqen.
Hidhuni për të!Kënaqësitë vijnë në punë.

Virgjëresha-Ka ardhur koha të bëni një bilanc të jetës suaj.
Merrni një pushim nga gjithçka dhe të gjithë dhe mendoni për të ardhmen tuaj.

Peshorja-Shijojeni këtë ditë në maksimum edhe nëse mund të sjellë disa pengesa për të kapërcyer dhe shumë mendime, por ju mos u pushtoni nga negativiteti.

Akrepi-Ka pak ankth që ju mblidhet, por ju duhet të përpiqeni të mbani kontrollin. Mendoni për të sotmen dhe jo për të ardhmen.

Shigjetari-Përpiquni në çdo mënyrë të relaksoheni sa më mirë që të mundeni sepse shumë shpejt do të jetë koha për të hyrë sërish në rrugën e duhur.

Bricjapi-Ka shumë mundësi të reja për t’u kapur sidomos në punë.
Bëni zgjedhje të zgjuara dhe mos shikoni vetëm paratë dhe paraqitjet.

Ujori-Do të keni mundësi të rriteni shumë në këtë periudhë nga pikëpamja profesionale.
Në dashuri ju gjithmonë kërkoni lirinë por ja që duhet të bëni edhe kompromis.

Peshqit-Jeni paksa i humbur në dashuri por tani është koha për të shijuar pushimet që për ju ende nuk kanë filluar.

Të ngjashme