Parashikimi special i Paolo Fox per Shën Valentin

3 muaj më parë

Dashi

Hëna është në anën tuaj dhe Marsi po afron, i cili do të jetë një muaj me sqarime të mëdha në dashuri. Në punë, përpiquni të merrni një moment për të reflektuar: më mirë bëni një bilanc dhe prishni marrëdhëniet që ju lëndojnë.

Demi

Kush është i ndarë mes dy historive në mars do të bëjë një zgjedhje. Në punë përpiquni të shmangni incidentet diplomatike. Mes jush ka edhe nga ata që po përpiqen të ndryshojnë jetën e tyre, ndoshta po planifikojnë të ndryshojnë grupe!

Binjakët

Mërkuri është në anën tuaj dhe dëshironi të keni njohje të reja. Në punë ka shumë për të bërë dhe ka probleme që lidhen me paratë. Por gjithçka do të zgjidhet (dhe së shpejti) falë Mërkurit, i cili do të jetë gjithmonë me ju.

Gaforrja

Në dashuri është më mirë të sqaroni diçka që nuk shkon rreth datës 17. Në punë për momentin jeni në një periudhë ngecje, por nuk keni faj. Jeni marrë me njerëz jo të besueshëm, por së shpejti do të lini pas krahëve çdo situatë.

Luani

Afërdita është neutrale, por Mërkuri po fillon një tranzit kundërshtimi: në dashuri do të shtohen fjalët, gjë që mund të lëndojë. Në punë vijnë lajme për ata që nuk kanë qenë prej muajsh në gjendje të mirë.

Virgjëresha

Në dashuri dita më e mirë për të përballuar situata të vështira është ajo e datës 17. Në punë nëse duhet të kërkoni diçka më të mirë prisni të enjten!

Peshorja

Në dashuri nuk duhet të kthehemi në të kaluarën për të kuptuar se kush ka të drejtë apo gabim: është e kotë, nuk të çon askund. Në punë do të vijë momenti për të bërë zgjedhje të rëndësishme, por kujdes nga të lindurit në shenjën e Gaforres apo Dashit.

Akrepi

Mërkuri është në një pozitë jo shumë të favorshme, në dashuri kushtojini vëmendje asaj që thoni veçanërisht nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së Ujorit ose Luanit. Në punë mos u jepni peshë provokimeve: ka shumë zili rreth jush!

Shigjetari

Hëna kthehet në anën tuaj, dita premton gjëra të mëdha. Në punë, stabiliteti dhe kreativiteti janë të mira, ndoshta është edhe koha e duhur për të bërë zgjedhje!

Bricjapi

Yjet kanë dalë krahë jush në aspektin e dashurisë, nëse ka ende diskutime të hapura, më mirë bëjeni nga 17, kur fati do të jetë me ju. Në punë, detyra të reja janë në rrugë e sipër: përpiquni të vlerësoni gjithçka me qetësi, në funksion të së ardhmes.

Ujori

Hëna sot është në opozitë, në dashuri ka diçka që nuk shkon: përpiquni të qëndroni të qetë deri të mërkurën. Në punë, sot duhet të luftoni kundër atyre që ‘ju duan keq’.

Peshqit

Disa diskutime apo probleme dashurie mund të zgjidhen këto ditë. Në punë, tani mund të rikuperoni një rol që keni humbur vitin e kaluar, por përpiquni të organizoni gjithçka

Të ngjashme