Lifestyle
Parashikimi i mesjavës nga astrologu Paolo Fox
15 Qershor, 2022 | 12:26 pm
Dashi-Dita e sotme është për t’u marrë me pak qetësi dhe duhet të shmangim marrjen e çdo lloj vendimi qoftë dashuri apo punë. Në punë do fillojë të shkojë pak më mirë nga fundjava.
Demi-Në këtë kohë duhet të mendoni pak më shumë për mirëqenien tuaj sesa për të tjerët. Vendoseni veten në vend të parë dhe mos e sakrifikoni shumë veten në dashuri dhe në punë.
Binjakët-Dje morët kaq shumë emocione saqë përpiquni t’i sillni ato energji pozitive edhe sot. Në punë duhet të keni kujdes.
Gaforrja-Në dashuri shpesh prireni të mbylleni në vetvete, por duhet të përpiqeni të hapeni më shumë, edhe në momentet e parehatisë. Mos u stresoni shumë në punë, kjo është koha për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj.
Luani-Lëreni veten të dashuroni veçanërisht nëse ndjeni diçka të fortë. Në punë vjen momenti vendimtar dhe së shpejti do e gjeni veten duke përjetuar ndryshime të rëndësishme.
Virgjëresha-Shfrytëzojeni këtë ditë për t’i bërë të dashurit tuaj një surprizë të këndshme. Në punë zgjidhni çështje të pazgjidhura me shefat dhe kolegët.
Peshorja-Sot mund të rikuperoni një miqësi të bukur. Në punë hapuni më shumë për të dialoguar me të tjerët dhe do të shihni që do të dëgjoheni.
Akrepi-Ka ardhur koha të luftoni për atë që dëshironi si në dashuri ashtu edhe në punë.
Shigjetari-Sot është një ditë ideale për të përjetuar emocione të bukura. Mos bini në grackën e një zënke të lehtë në dashuri, se ndonjëherë jeni ju ata që kërkoni justifikim për tu zënë .
Bricjapi-Mos i kushtoni shumë rëndësi disa grindjeve në dashuri. Në punë është një ditë mjaft e ngarkuar por do ia dilni shumë mirë.
Ujori-Merrni pak kohë për të trajtuar një bisedë të rëndësishme dashurie. Nga ana tjetër, kënaqësitë që keni pritur vijnë në punë.
Peshqit-Përpiquni të mbani përqendrimin tuaj të lartë sepse jeni të ngadaltë për të arritur qëllimin tuaj në punë. Në dashuri, besoni tek instinktet tuaja.