Kryefjala Logo

Parashikimi i ditës së dielë nga astrologu Paolo Fox

19 Qershor, 2022 | 1:38 pm

Dashi-Yjet flasin për dashurinë ndaj shfrytëzojeni sa më shumë këtë moment të favorshëm. Në punë, mos lejoni që të ndikoheni nga qëndrimi negativ i të tjerëve.

Demi-Në dashuri duhet të sqaroheni si janë gjërat dhe në punë është më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos nxitoheni.

Binjakët-Në këtë ditë përdorni anën tuaj ironike për të dominuar të tjerët. Në punë duhet të bëni hapa të vegjël përpara pa e ekzagjeruar.

Gaforrja-Sot është një ditë reflektimi. Në punë është më mirë të kënaqeni me momentin dhe të mos e lini gjithçka sipas dëshirës.

Luani-Dita e sotme është shumë interesante për ndjesitë që kohët e fundit i keni lënë pak pas dore. Në punë projektet janë të mira por për të marrë rezultate duhet të keni durim.

Virgjëresha-Kini kujdes nga kjo hënë e kundërt në shenjën tuaj. Nëse duhet të merrni vendime, është më mirë ta shtyni. Në punë ka pak stres, bëni një pushim.

Peshorja-Ka ardhur koha t’i tregoni të gjithë dashurinë tuaj personit që ju pëlqen. Në punë jeni të kënaqur ndaj vazhdoni kështu.

Akrepi-Hëna shkëlqen në qiellin tuaj dhe sjell emocione të reja. Në punë, gjithçka duket të jetë e ngadaltë tani për tani. Kërkon durim.

Shigjetari-Dashuria rikthehet për të provokuar disa momente nervozizmi dhe pakënaqësie. Në punë nuk jeni në formë të mirë, ndaj merrni një ditë pushimi.

Bricjapi-Këtë të diel jeni energjik dhe plot dëshirë për të dashuruar. Përdorni këto emocione pozitive. Në punë bëni gjithçka që duhet të bëni pa e shtyrë.

Ujori-E bukur kjo ditë me një qiell më në fund në favorin tuaj. Mund të merrni një telefonatë të rëndësishme në punë.

Peshqit-Sot mund të ketë dyshime për dashurinë, por bisedoni me partnerin tuaj për këtë. Në punë jeni të menduar për të ardhmen, por duhet të besoni pak më shumë në veten tuaj.

Të ngjashme