Kryefjala Logo

Parashikimi i astrologut Paolo Fox për ditën e shtunë

4 Qershor, 2022 | 10:26 am

Dashi-Nëse jeni në një lidhje dhe keni plane kjo është koha e duhur për t’i vënë në jetë ato.
Në punë keni ndjesinë se keni dhënë shumë dhe nuk keni marrë asgjë, por do të vijnë dhe kënaqësitë.

Demi-Nëse je beqar/e dhe në kërkim të dashurisë, përfito nga kjo ditë për të bërë takime të reja. Në punë është një kohë e mirë edhe nëse nuk ndiheni me fuqi.

Binjakët-Ju do të përjetoni një fundjavë me pasion të pastër.
Sa i përket sferës së punës pas vështirësive të prillit më në fund gjërat kanë filluar të përmirësohen.

Gaforrja-Kjo fundjavë është shumë premtuese nga pikëpamja e ndjenjave sidomos për ata që janë në kërkim të dashurisë. Në punë ka ardhur koha për të kërkuar më shumë.

Luani-Ka diçka që nuk shkon me marrëdhënien tuaj por ju duhet të kuptoni se si të shkoni më tej.
Në punë është më mirë të shtrini këmbët sa keni jorganin.

Virgjëresha-Dita e sotme është ideale për ndjenjat por largoni tensionin që ju ka zënë prej disa kohësh. Projekte të reja të rëndësishme vijnë në punë por do të duhet impenjim.

Peshorja-Kini kujdes sepse sot dikush mund t’ju mërzisë.
Sa i përket sferës së punës nuk do të mungojnë detyrat.

Akrepi-Sot keni një hënë kundër jush ndaj është më mirë të tregoheni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Në punë e keni kokën diku tjetër ndaj me shumë mundësi nuk do të mund të bëni shumë.

Shigjetari-Dita e sotme është paksa e veçantë me ulje-ngritje emocionale.
Në punë përpiquni të mbani qëndrimin tuaj të zakonshëm pozitiv për të përballuar gjithçka më mirë.

Bricjapi-Kjo ditë është ideale për të diskutuar çështje dashurie.
Në punë gjërat do shkojnë gjithnjë e më mirë,kini besim.

Ujori-Kujdes sepse sot mund të ketë debate në dashuri.
Në punë të gjitha projektet e reja duket se nuk do të marrin rrugën që ju kishit menduar.

Peshqit-Me Venusin në shenjën tuaj ,lini të lira emocionet tuaja.
Mund të ketë një tension në punë, por asgjë e pazgjidhshme.Shijoni fundjavën.

Të ngjashme