Lifestyle
Parashikimi astrologut Paolo Fox për ditën e mërkurë
27 Korrik, 2022 | 1:35 pm
Dashi-Kjo ditë është ideale për të sqaruar se çfarë nuk shkon me dashurinë dhe për të kaluar momente të ëmbla me partnerin. Në punë jeni mjaft të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra por duhet të shtrëngoni dhëmbët para pushimeve.
Demi-Në dashuri duhet t’i përballojmë problemet menjëherë dhe të mos i lëmë ato të rriten me kalimin e kohës. Në punë është më mirë të mos i shtyni gjërat edhe nëse jeni të lodhur duhet të përpiqeni të jeni të duruar.
Binjakët-Në dashuri ka pak nervozizëm në ajër por së shpejti do të arrini të sqaroni me partnerin se çfarë nuk shkon. Në punë po përjetoni momente të vështira por do arrini të zgjidhni gjithçka.
Gaforrja-Nëse jeni beqar duhet të dilni dhe të bëni përpara sepse kjo është koha e duhur. Në punë duhet t’i vlerësoni mirë propozimet e reja dhe nga ana fizike jeni në formë të shkëlqyer.
Luani-Ditët në vijim do të jenë ideale për dashuri me hënën që hyn në shenjë. Në punë gjithçka po shkon mirë, ka ardhur koha që të bëni një hop cilësor.
Virgjëresha-Periudha në dashuri është ideale për çiftet që e duan njëri-tjetrin dhe duan të vazhdojnë me një bashkëjetesë apo martesë. Vazhdoni të punoni shumë në punë dhe nuk do të mungojnë njohjet.
Peshorja-Pas trishtimit në ditët e fundit, qetësia në çift rikthehet. Në punë ka propozime të reja interesante që do t’ju çojnë drejt një kërcimi në karrierë.
Akrepi-Kujdes nga polemikat në dashuri, më mirë të mos thuash gjithçka që mendon sot, përndryshe rrezikon një grindje. Në punë jeni shumë ambicioz edhe nëse për momentin do t’ju duhet të kënaqeni me atë që keni.
Shigjetari-Lajme të mira vijnë në dashuri dhe nëse jeni në çift mund të filloni të mendoni për një martesë. Jeni nervoz në punë, por ndoshta ju duhen vetëm pak pushime.
Bricjapi-Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm sepse ky është një moment kritik. Në punë dëshironi ndryshim dhe do e keni më shpejt nga sa mendoni.
Ujori-Duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të bërë të qartë se çfarë nuk shkon me marrëdhënien tuaj. Në punë duhet të merrni kohë për të përfunduar të gjitha projektet.
Peshqit-I bukur ky qiell per dashuri por edhe për të sqaruar se çfarë nuk shkon në çift .Në punë keni ide të mira, mos kini frikë t’i ndani me të tjerët.