Kryefjala Logo

Parashikimet yjore të astrologut tuaj Paolo Fox

30 Korrik, 2022 | 1:17 pm

Dashi-Kjo fundjavë do ju dhurojë shumë emocione dhe me ardhjen e gushtit do të ketë shumë të reja në jetën tuaj private. Vazhdoni të punoni shumë në punë sepse së shpejti do të keni mundësi të bëni një hap të madh në karrierë.

Demi-Mos bini në vorbullën e negativitetit. Keni kaluar ditë të vështira por duhet të nxirrni në pah vendosmërinë,besoni instinkteve tuaja dhe vazhdoni në këtë rrugë në punë.

Binjakët-Ka ardhur koha të përballeni me problemet pa patur frikë nga humbja e dashurisë. Në punë përgjegjësitë janë gjithnjë e më shumë por mos u shqetësoni.

Gaforrja-Në dashuri ka lajme të mira si për beqarët ashtu edhe për çiftet.
Lini veten të shkojë.
Në punë mos kini frikë nga angazhimet, i keni të gjitha potencialet për t’i kaluar.

Luani-Në dashuri shumë gjëra kanë ndryshuar por jo domosdoshmërisht në mënyrë negative.
Në punë duhet të nxirrni në pah gjithë vendosmërinë tuaj për të përballuar përgjegjësitë e reja.

Virgjëresha-Bëni kujdes sepse kjo periudhë është paksa e komplikuar në dashuri.
Në punë ka mundësi të mëdha për t’u kapur në ajër.

Peshorja-Në dashuri është një periudhë e shkëlqyer dhe në punë ka mundësi të mira që nëse i shfrytëzoni si duhet,do t’ju çojnë larg.

Akrepi-Filloni të kaloni mbi vështirësitë e muajit të fundit dhe ndihuni më mirë si në privat ashtu edhe në punë ku do të mund t’i tregoni vlerat tuaja të gjithëve.

Shigjetari-Vazhdoni ta lini veten të dashuroheni ashtu siç ju pëlqen dhe shijoni momentin sepse ndryshime të rëndësishme do të vijnë në punë dhe ju sjell lumturi.

Bricjapi-Duhet të mësoni të kontrolloni emocionet tuaja dhe jo vetëm të fajësoni të tjerët.
Në punë mendoni me kujdes për atë që dëshironi dhe ndiqni atë drejtim.

Ujori-Kohët e fundit jeni pak konfuz por duhet të mësoni të menaxhoni emocionet. Në punë mund të ketë keqkuptime me shefat dhe kolegët.

Peshqit-Do të ketë shumë lajme këto ditë por më e rëndësishmja është që të mos harroni kurrë për atë që jeni në gjendje të bëni.

Të ngjashme