Lifestyle
Parashikimet festive të astrologut Paolo Fox
6 muaj më parë


Dashi-Ju jeni duke përjetuar disa emocione të përziera në këtë periudhë, por duhet të përpiqeni të kuptoni se për kë rreh vërtet zemra juaj.
Ka mundësi të reja në punë.
Demi-Në dashuri vjen një moment shumë pozitiv që do t’ju lejojë të rifitoni ngrohtësinë dhe dashurinë e humbur kohët e fundit.
Në punë bëni kujdes sepse jo gjithçka do shkojë sipas planit.
Binjkët-Në këtë ditë është më mirë të ruani nervozizmin dhe të mos e derdhni mbi partnerin tuaj.
Në punë duhet të nxirrni gjithë përqendrimin dhe përkushtimin.
Gaforrja-Kjo ditë është paksa e komplikuar nga pikëpamja sentimentale. Në punë gjithçka po merr një kthesë pozitive, vazhdoni kështu.
Luani-Qielli është në anën tuaj dhe do t’ju lejojë të rizbuloni entuziazmin dhe dëshirën për të dashur.
Në punë ka disa vështirësi por shtrëngoni dhëmbët, kënaqësitë do vijnë së shpejti.
Virgjëresha-Në dashuri do të ishte më mirë të mos e teproni me qortime, tregohuni më të butë me partnerin.
Mos e humbni besimin tek vetja në punë.
Peshorja-Këtë prag Krishtlindjesh bëni kujdes sepse mund të jetë pak nervoze. Mos e derdhni stresin e punës në familje.
Akrepi-Lajmet e mira vijnë në dashuri dhe gjithashtu mundësia për të bërë takime të reja.
Në punë vazhdoni të punoni shumë dhe tregoni se nga çfarë jeni krijuar.
Shigjetari-Në dashuri duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Në punë ka pak stres të mbledhur por mos u shqetësoni, ka ardhur koha të shijoni pak pushime.
Bricjapi-Bëni kujdes të mos humbisni kokën për një person të padisponueshëm dhe në punë mendoni me kujdes për hapat e ardhshëm.
Ujori-Në dashuri duhet të përpiqeni të jeni pak më pak të ashpër, ndoshta partneri juaj ka nevojë për pak më shumë dashuri. Në punë po merrni gjithçka që keni ëndërruar ndonjëherë.
Peshqit-Është koha për të shijuar pak relaksim me familjen tuaj.
Puna? Tani për tani, relaksohuni, do të ketë një mënyrë për t’iu rikthyer së shpejti.