Lifestyle
Parashikimet e yjeve për më fanatikët e horoskopit me astrologun Paolo Fox
14 Shtator, 2022 | 10:48 am
Dashi-Yjet po flasin për emocione dashurie të shkurtra dhe jo për histori afatgjata.
Në punë mund të jeni të detyruar të filloni nga e para.
Demi-Në dashuri ka ardhur momenti i qetësisë dhe në punë ka vetëm disa probleme të vogla të mbetura, por asgjë shumë e rëndësishme .
Binjakët-Nga kjo e fundjavë vjen një fazë ndryshimi në dashuri ndaj bëhuni gati.
Në punë jeni plot energji.
Gaforrja-Ju duhet të jetoni dashurinë pa kufizime dhe të punoni shumë por mos ngecni në shqetësimet e zakonshme.
Luani-Në dashuri vjen një moment vështirësie me siguri e shkaktuar nga largësia e partnerit.
Krijoni kontakte në punë.
Virgjëresha-Ka ardhur koha të jetoni pasionet pa asnjë kufizim.
Në punë kushtojini vëmendje disa problemeve të vogla pa u bërë të mëdha.
Peshorja-Hëna nuk është kundër jush kështu që dashuria shkëlqen përsëri.
Në punë jeni pak të stresuar por frika nuk do t’ju çojë askund.
Akrepi-Dita e sotme nuk do jetë nga më të mirat por më mirë të mos bini në vorbullën e mendimeve negative.
Në punë qielli nuk ju ndihmon shumë.
Shigjetari-Kushtojini vëmendje ditëve në vijim sepse nuk do jenë ideale për ndjenjat.
Në punë do ishte mirë që projektet të realizoheshin sa më shpejt.
Bricjapi-Afërdita i jep një shtysë të bukur dashurisë kështu që më në fund mund të përjetoni emocione të reja.
Në punë po vjen momenti i rilindjes(më në fund).
Ujori-Kujdes nga dashuria pasi mund të jetë ende mjaft problematike.
Ka diçka që ju shqetëson në punë.
Peshqit-Ju jeni gjithmonë shumë të hapur ndaj dashurisë dhe më në fund do të arrini të përjetoni emocionet në maksimum.
Kujdes nga lodhja në punë,punoni pa e tepruar me oraret.