Kryefjala Logo

Parashikimet e yjeve për ditën e dielë nga astrologu Paolo Fox

9 Tetor, 2022 | 10:46 am

Dashi-Qielli u jep një shpresë të bukur beqarëve se mund të kenë mundësi të takojnë dikë interesant.
Në punë do mund të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.

Demi-Sot është dita e duhur për të folur me partnerin se çfarë nuk shkon në çift. Në punë do të ishte mirë t’i karikoni pak bateritë.

Binjakët-Në dashuri mund të ketë një sqarim me partnerin dhe në punë ka pak ngecje por shumë shpejt ujërat do të fillojnë të lëvizin.

Gaforrja-Këtë të diel vëmendje në dashuri sepse mund të ketë një debat të fortë.
Në punë më mirë të mos shqetësoheni për vështirësitë.

Luani-Kjo ditë do të lejojë që marrëdhëniet e sapolindura të bëhen zyrtare.
Në punë mundohuni të bëni një pushim.

Virgjëresha-Situata sentimentale duket se është e bllokuar ndaj bëni durim.
Në punë gjithçka po shkon mirë dhe keni një dëshirë të madhe për të punuar.

Peshorja-Filloni të dilni nga shtëpia nëse jeni beqarë sepse ka shumë mundësi për të takuar dikë.
Në punë duhen bërë disa zgjedhje vendimtare për të ardhmen.

Akrepi-Qielli ju jep një dorë në mënyrë që ndjenjat të lirohen.
Në punë do të ishte më mirë të mos kishit këtë qëndrim irritues.

Shigjetari-Kjo ditë për dashurinë nuk është ideale dhe sjell vështirësi.
Në punë do të ishte mirë të filloni të rregulloni atë që po çalon.

Bricjapi-Mundohuni të shmangni debatet në dashuri dhe në punë.
Përpiquni të shkëputeni sot dhe nga e hëna duhet të filloni të mendoni për të ardhmen.

Ujori-Kjo është dita ideale për t’u sqaruar në dashuri dhe në punë fillon një periudhë e mirë rikuperimi.

Peshqit-Për dashurinë kjo është një periudhë perfekte(përfitoni).
Në punë do të keni mundësi të firmosni një kontratë të re.
Ju keni ide të shkëlqyera që do të vlerësohen nga të gjithë.

Të ngjashme