Lifestyle
Parashikimet e yjeve për dashurinë dhe punën me astrologun Paolo Fox
3 muaj më parë


Dashi-Me hënën në shenjën tuaj vijnë emocione të bukura për t’u jetuar në maksimum.
Në punë jeni pak të shqetësuar për financat por gjithçka do shkojë mirë.
Demi-Ka pak tension në jetën tuaj të dashurisë ndaj mundohuni ta menaxhoni sa më mirë.
Në punë ka disa çështje për t’u zgjidhur dhe pak nervozizëm në zyrë.
Binjakët-Në dashuri duhet të qartësoni zemrën dhe të mos e gënjeni partnerin nëse nuk jeni të bindur.
Gjithsesi ,në punë bëni kërkesa sa të doni sepse do të merrni përgjigje shumë pozitive.
Gaforrja-Ka ardhur koha për të rikuperuar kohën e humbur në dashuri dhe për të kapërcyer një krizë.
Në punë jeni në rrugën e duhur drejt suksesit.
Luani-Ka ardhur koha për të shmangur tensionet e dashurisë dhe për t’i dhënë vendin që meriton qetësisë.
Në punë është më mirë të mos merrni vendime të nxituara.
Virgjëresha-Kjo periudhë ka sjellë disa tensione në çift por me vullnet të mirë mund të rikuperoni.
Në punë të gjitha problemet i përballoni me vendosmëri.
Peshorja-Ju keni një vendosmëri dhe dëshirë të madhe për të dashuruar që shpërblehet nga yjet.
Në punë tregojini të gjithëve se çfarë jeni të aftë të bëni.
Akrepi-Lini veten të dashuroheni, por me kujdes se kë keni përballë.
Në punë, është koha për të marrë në dorë një projekt të rëndësishëm.
Shigjetari-Dashuria është në prapavijë për ju tani, por duhet t’i kushtoni më shumë kohë asaj.
Në punë nuk jeni në krye por do të rregulloheni shpejt.
Bricjapi-Përpiquni të ndaleni dhe të mendoni se si e keni trajtuar dashurinë kohët e fundit.
Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të bëni zgjedhje shumë të llogaritura.
Ujori-Po ziheni shumë me partnerin tuaj? Mundohuni të gjeni pak paqe përsëri.
Jini të durueshëm në punë dhe mos kërkoni gjithmonë ndryshim.
Peshqit-Në dashuri është më mirë të mos hidheni në lidhje që nuk ju përshtaten.
Në punë ka lajme të mira për t’u kapur menjëherë.