Lifestyle
Parashikimet e javës së re me astrologun Paolo Fox
1 vit më parë

Dashi-Këtë fundjavë patët mundësinë të analizoni situatën aktuale të marrëdhënies tuaj dhe tani jeni gati për të vepruar.
Në punë gjithçka po shkon mirë.
Demi-Sot do të jeni në gjendje të rregulloni një raport paksa të rënduar.
Kujdes nga keqkuptimet me kolegët në punë.
Binjakët-Nëse ka pasur një problem në dashuri, mund të fillojë një fazë qetësie. Në punë vijnë disa propozime të mira.
Gaforrja -Në dashuri qetësia kthehet pas një periudhe mjaft të ndërlikuar.
Në punë do mund të filloni gjithçka nga e para dhe kjo gjë ndonjëherë është një stimul i madh për të bërë më mirë dhe më shumë.
Luani-Në dashuri nuk dëshironi lidhje të qëndrueshme ndaj vazhdoni me këtë mendim tuajin por pastaj mos u ankoni.
Në punë do ketë një mënyrë për të arritur shumë.
Virgjëresha-Yjet flasin për dashurinë ndaj mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë do të keni shpërblimin që meritoni.
Peshorja-Në dashuri mund të ndjeni pak stres dhe tension, por mos u bëni merak pasi gjithçka do të funksionojë.
Në punë duhet të flisni qartë me shefat dhe kolegët.
Akrepi-Sot keni një sharm të madh ndaj shfrytëzojeni ditën për të bërë takime të reja.
Në punë është koha për të bërë kërkesa.
Shigjetari-Në dashuri nuk jeni të kënaqur, ndoshta po frekuentoni personin e gabuar.
Në punë ka diçka për të rregulluar.
Bricjapi-Hëna ju mbron sot dhe do të jeni në gjendje të shprehni ndjenjat tuaja.
Në punë është një periudhë optimiste për profesionistët e lirë.
Ujori-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të ketë zënka me partnerin. Gjithsesi, në punë jeni shumë energjikë dhe produktivë.
Peshqit-Dita është ideale për dashurinë që mund të marrë krahë.
Në punë mos kini frikë të bëni kërkesa.