Lifestyle
Parashikimet e ditës së Shën Valentinit me astrologun Paolo Fox
14 Shkurt, 2023 | 10:31 am
Dashi-Sot do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të shmangni diskutimet, veçanërisht me partnerin. Prisni lajme interesante në punë.
Demi-Në këtë ditë Marsi hyn në shenjën tuaj, kështu që prisni një ditë plot energji ku dashuria dhe puna do të ecin me ritëm të mirë.
Binjakët-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse nuk është koha ideale për takime të reja apo për të përparuar në një marrëdhënie.
Në punë është më mirë t’i merrni gjërat më ngadalë.
Gaforrja-Ditë e bukur për punë që mund të japë kënaqësi të madhe.
Në nivelin sentimental, ka disa gjëra për të sqaruar.
Luani-Për dashurinë kjo është një kohë shumë e bukur falë ndikimit të mirë të hënës.
Ju jeni duke punuar kaq shumë në punë, ndoshta duhet të merrni pak më shumë kohë për veten tuaj.
Virgjëresha-Gjithnjë e më shumë siguri vijnë në dashuri, ndaj lëreni veten të lirë. Sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë, vazhdo kështu.
Peshorja-Kohët e fundit jeni ndjerë paksa të mbingarkuar dhe pa një bazë.
Duhet të shtrëngoni dhëmbët dhe të shmangni grindjet me partnerin për shkak të stresit të akumuluar shumë.
Akrepi-Puna po ecën shpejt por për disa arsye nuk duket e mjaftueshme. Keni nevojë për më shumë konfirmime dashurie.
Shigjetari-Yjet e sotëm ju japin mundësinë të bëni çfarë të doni, ndaj vazhdoni me projekte të reja, udhëtime dhe dashuri të reja.
Bricjapi-Në dashuri do ketë disa debate ndaj bëni kujdes.
Në punë jeni ende duke kërkuar rrugën tuaj.
Ujori-Mos i nënvlerësoni takimet e reja, ato mund të kthehen në diçka të rëndësishme.
Në punë do arrini më shumë.
Peshqit-Shprehni ndjenjat tuaja në këtë Shën Valentin pa frikë dhe në frontin e punës bëni gjithçka me shumë qetësi.