Parashikimet e ditës së dielë me astrologun tuaj,Paolo Fox

2 muaj më parë

Dashi-Ka ardhur koha të sqaroni gjërat me partnerin dhe në punë mos i shtyni më projektet tuaja të rëndësishme por merruni tani.

Demi-Në dashuri jeni pak debatues sot por më mirë t’i dozoni mirë fjalët.
Në punë, kushtojini vëmendje sferës financiare, ndoshta po shpenzoni paksa shumë.

Binjakët-Në dashuri jo gjithmonë shikoni nga e kaluara, por shijoni të tashmen.
Në punë nëse keni pasur probleme kohët e fundit do të shihni se do arrini të gjeni zgjidhjen e duhur.

Gaforrja- Në dashuri më në fund po kthehet pak qetësi dhe nëse një historie ka marrë fund, mos u mundoni ta rikuperoni me çdo kusht.
Kohët e fundit ka pasur disa probleme në punë, por duhet të përpiqemi t’i përballojmë me guxim.

Luani-Më në fund do të mund të keni një dëshirë të madhe për të bërë projekte të rëndësishme.
Në punë gjithçka shkon sipas planit, vazhdo kështu.

Virgjëresha-Më në fund ndiheni më të qetë në dashuri dhe kjo do t’ju lejojë të përjetoni një ditë plot emocione.
Në punë është një kohë e mirë për të arritur më shumë dhe për të zgjidhur problemet.

Peshorja-Kjo është një periudhë disi delikate për ndjenjat, ndaj është më mirë të mos e ngrini zërin.
Në punë keni një dëshirë të madhe për ndryshim.

Akrepi-Jeni në kërkim të një lidhjeje reale dhe jo sipërfaqësore dhe yjet janë në anën tuaj.
Në punë keni dëshirë për diçka të re dhe kjo është koha ideale për të bërë gjëra të reja.

Shigjetari-Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe nëse keni pranë jush personin e duhur, do të kaloni një ditë të mrekullueshme.
Në punë, nëse ka pasur probleme, do të gjeni një mënyrë për t’i zgjidhur.

Bricjapi-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të ketë probleme me partnerin dhe në punë jeni ende në kërkim të rrugës së duhur.

Ujori-Jeni plot energji këto ditë dhe mund të takoni edhe dikë interesant.
Në punë jeni pak të lodhur nga rutina e zakonshme.

Peshqit-Kjo është një kohë e emocioneve të mëdha, ashtu siç ju pëlqen.
Në punë mos kini frikë të bëni kërkesa sepse mund të pranohen.

Të ngjashme