Kryefjala Logo

Parashikimet e datës 9 nëntor me astrologun Paolo Fox

9 Nëntor, 2022 | 10:58 am

Dashi-Ju duhet pak kohë për veten tuaj për të reflektuar për të ardhmen rreth dashurisë.
Kujdes në punë sepse çdo gjë e keqe do bëhet e padurueshme.

Demi-Në dashuri do ketë një mënyrë për të sqaruar shumë gjëra me partnerin dhe në punë prisni që të vijnë disa lajme të mira.

Binjakët-Në dashuri vazhdoni me tërhiq e mos e këput me dikë nga shenja e Luanit, por është më mirë të merrni një vendim përfundimtar.
Në punë mbyllni projektet brenda gjysmë muajit.

Gaforrja-Nëse je beqar mund të kesh dashuri me shikim të parë dhe ta bësh dashurinë protagonistin e jetës tënde. Lajmet vijnë në punë dhe ju jeni shumë të kënaqur me to.

Luani-Dielli ju kërkon të jeni të kujdesshëm në dashuri.
Në gjysmën e dytë të muajit si jeta private ashtu edhe ajo profesionale do përmirësohet, do bëni gjëra të shkëlqyera.

Virgjëresha-Dita e sotme është paksa e ngadaltë përsa i përket ndjenjave.
Në punë dëshironi të hidheni në diçka të re dhe ndryshe nga zakonisht.

Peshorja-Kjo ditë ju shtyn të merrni vendime dashurie dhe në punë do ketë një mënyrë për të përballuar një bisedë delikate me shefin.

Akrepi-Mëngjesi i sotëm është ideal për ndjenjat edhe nëse do të ketë disa grindje me partnerin.
Do të fitoni shumë njohuri në punë.

Shigjetari-Kini kujdes të mos bini viktimë e provokimeve të të tjerëve në dashuri. Është një epokë e artë në punë dhe mund të arrini shumë më tepër se kaq.

Bricjapi-Në dashuri vjen një rikuperim i bukur sidomos pas një periudhe krize.
Në punë do keni mundësi të fitoni pak më shumë.

Ujori-Në dashuri mund të ketë polemika ndaj vëmendje maksimale.
Në punë shpalosni gjithë durimin tuaj sepse do t’ju duhet.

Peshqit-Dita e sotme ofron shumë emocione dhe në punë do t’i lejojë profesionistët e lirë të fitojnë diçka më shumë.

Të ngjashme