Kryefjala Logo

Parashikimet e dashurisë nga astrologu Paolo Fox

25 Maj, 2022 | 11:30 am

Dashi-Keni planetet në anëj tuaj ndaj prisni lajme të mira në dashuri.
Emocione të forta dhe ndjesi të reja rezervohen për ju ndaj nuk ju mbetet tjetër veçse ti jetoni.

Demi-Urime!Keni kaluar një krizë delikate në dashuri që as vetë nuk e mendonit.
Nëse jeni beqarë besojini rastësisë sepse mund të bini në dashuri.

Binjakët-I doni emocionet?Atëherë bëhuni gati sepse do përfshiheni në njohje të reja,lidhje të reja,aventura të reja.Vera duket shumë premtuese.

Gaforrja-Me Venusin nervoz bëni kujdes në dashuri sepse ka zënka dhe polemika.Keni edhe hënën kundër ndaj nuk ju leverdis të rebeloheni por vazhdoni përpara me qetësi derisa gjërat të qetësohen vetë.

Luani-Do të lindë diçka e bukur për ju në dashuri ndaj rrini gati për çdo mundësi të re.Nëse gjërat nuk ecin,të dini se fajtor jeni ju.

Virgjëresha-Jeni duke shijuar ditë të qeta në dashuri por kujdes sepse fundi i muajit do t’ju detyrojë të merrni disa vendime të rëndësishme.

Peshorja-Nuk mund të thoni gjithmonë atë që mendoni në lidhjen tuaj.Partneri juaj nuk ndihet rehat pranë jush dhe mund të largohet kur ti më pak e pret.

Akrepi-Sot ndiheni nervozë,mëngjesi filloi mbrapsht për ju që për dreq ju kujtua ish-i dhe tani nuk e largoni dot nga mendja juaj.

Shigjetari -Nëse këto ditët e fundit gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë në dashuri,sot do rikuperoni gjithçka.
Jeni në të njëjtën vorbull gjithsesi i dashur Shigjetar..

Bricjapi-Qielli premton gjëra të mëdha për ju në dashuri.Nëse keni pasur probleme ato do të sheshohen,nëse keni pasur konflikte do sqarohen ndaj mund të merrni frymë lirisht.

Ujori-Me hënën në anën e beqarëve,premtohen surpriza të këndshme.Me potencialin që keni mund të merrni gjithçka dëshironi.

Peshqit-Ndodheni në ujra jo të qeta me partnerin ndaj ju këshillohet të flisni sa më parë me të sepse java që vjen nuk është nga më të mirat për ju dhe do hasni vështirësi.

Të ngjashme