Parashikimet astrologjike të së premtes me Paolo Fox

4 javë më parë

Dashi-Nëse kohët e fundit jeni zënë me dikë, mos e hidhni veten poshtë, filloni të shikoni përpara.
Mund të ketë pasur disa probleme në punë, por asgjë të pazgjidhshme.

Demi-Sot ka mundësi të mira për ta përjetuar dashurinë shumë më lehtë se zakonisht.
Në punë tregohuni më ambicioz dhe do arrini shumë.

Binjakët-Ka ardhur koha të merrni guxim dhe t’i deklaroni dashurinë tuaj personit të dëshiruar. Në punë vazhdoni të godisni ndërsa hekuri është i nxehtë, mundësitë do të vijnë.

Gaforrja-Në dashuri ka disa polemika të vogla, ndaj bëni kujdes. Në punë ka pak nervozizëm por duhet të ruani qetësinë dhe të ecni përpara.

Luani-Më në fund vjen një nga ato ditët perfekte nga të gjitha këndvështrimet, si sentimentale ashtu edhe profesionale.
Në punë mos u hutoni, trajtojini çështjet me qetësi.

Virgjëresha-Në dashuri ka ardhur koha që të bëheni pak më praktik dhe në punë të zgjeroni rrethin e kontakteve, do t’ju jenë të dobishme.

Peshorja-Në dashuri vjen një moment i bukur ku gjithçka duket më e lehtë.
Në punë, kushtojini vëmendje disa pengesave të vogla por mos u dekurajoni, me guxim do të arrini të zgjidhni gjithçka.

Akrepi-Mos jini gjithmonë kaq debatues në dashuri, është mirë të reflektoni dhe analizoni gjithçka, por ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet është vetëm pak mendjelehtësi.
Në punë vijnë projekte të reja interesante.

Shigjetari-Ka ardhur koha për të përjetuar dashurinë në 360 gradë.
Në punë trajtojini diskutimet me ndershmëri dhe pa bërë shumë probleme.

Bricjapi-Në dashuri ka ardhur koha ta shijoni momentin dhe ta jetoni atë me më shumë butësi.
Në punë shtrëngoni dhëmbët sepse shumë shpejt do ta gjeni rrugën.

Ujori-Mundësi të reja dhe interesante nga pikëpamja sentimentale po vijnë. Në punë?
Mos bëni 100 gjëra përnjëherë, përkushtohuni një nga një dhe rezultatet do të jenë më të dukshme.

Peshqit-Vjen një qiell i bukur për dashuri, kështu që lëre veten të lirë.
Në punë, pika e kthesës është afër qoshes, por tani për tani ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë.

Të ngjashme