Kryefjala Logo

Parashikimet astrologjike shenjë pas shenjë për dashurinë dhe punën nga astrologu Paolo Fox

17 Gusht, 2022 | 12:02 pm

Dashi-Në këtë ditë duhet të besoni pak më shumë në veten tuaj sepse hëna ju mbështet dhe do të mund të bëni gjëra të mëdha.
Lëreni veten të lirë në dashuri edhe në punë.

Demi-Në dashuri mund të ketë një stres të mbledhur dhe nëse keni një vendim të përzemërt për të marrë bëjeni duke ndjekur instinktin tuaj dhe jo trurin tuaj.

Binjakët-Në dashuri do të mund të kaloni pak kohë me partnerin tuaj në qetësi të plotë.
Më në fund ju erdhi koha për pushime ndaj shfrytëzojeni rastin për t’u çlodhur dhe larguar ankthin.

Gaforrja-Përpiquni të mos prisni shumë nga partneri juaj i cili mund të ndihet paksa i mbytur nga ju.
Vazhdoni të punoni shumë sepse pushimet janë afër.

Luani-Në dashuri ka ardhur koha për të rigjetur pak individualitet përtej çiftit.
Në punë duket ende shumë e vështirë por shumë shpejt do të arrini të merrni një premio të madhe.

Virgjëresha-Sot nuk është një ditë perfekte, por as për t’u stresuar. Mundohuni të jeni të durueshëm sepse gjërat së shpejti do të shkojnë sërisht mirë.

Peshorja-Bëni kujdes të mos jeni në ankth sot.
Largoni mendimet negative dhe besoni më shumë vetes dhe aftësive tuaja.

Akrepi-Lajme të mira vijnë në punë dhe në dashuri do ketë një mënyrë për të përjetuar një emocion unik.

Shigjetari-Vazhdoni të shijoni këto ditë të fundit të verës pa ndjenja faji sepse do të ktheheni në punë së shpejti dhe do bëni përparime të mëdha në karrierë.

Bricjapi-Ndiqni pak më shumë instinktet tuaja si në anën sentimentale ashtu edhe në ato të punës dhe shijoni pushimet pasi së shpejti do t’ju duhet të riktheheni në punë dhe të kuptoni se çfarë të bëni me jetën tuaj.

Ujori-Qetësia do rikthehet në jetën tuaj të dashurisë pas një periudhe stresi të lartë. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe përpiquni të jeni më të kënaqur me objektivat e arritura.

Peshqit-Kjo periudhë është shumë e favorshme për ju dhe ju jep një dritë të bukur në horizontin tuaj.
Në punë vazhdoni me këtë sprint dhe pas pak ditësh do të jetë koha për t’u çlodhur.

Të ngjashme