Parashikimet astrologjike për shenjën tuaj me Paolo Fox

1 muaj më parë

Dashi-Në dashuri kohët e fundit ka pasur disa probleme por tani ka ardhur koha për të shijuar pak qetësi.
Në punë, vazhdoni kështu dhe mos thoni “jo” përpara se të dëgjoni një propozim.

Demi-Në këtë ditë janari do të ketë një mënyrë për të bërë takime dhe eksperienca të reja si në dashuri ashtu edhe në punë.
Fati është në anën tuaj, por ju duhet të bëni përpjekjet tuaja për të.

Binjakët-Sot keni një sharm të veçantë dhe askush nuk do t’ju rezistojë dot. Në punë do arrini të shkëlqeni.

Gaforrja-Ditë e bukur për të afirmuar veten si njerëz të respektuar dhe kompetent në punë dhe në dashuri, do të ketë një mënyre për të shkurtuar distancën me partnerin.

Luani-Ju jeni gjithmonë të shtyrë nga dëshira për të bërë më shumë dhe për të përjetuar emocione të forta dhe 2023 do t’ju lejojë ta bëni atë plotësisht. Në punë, vazhdoni të punoni shumë dhe në dashuri, shijoni pak përkëdheljen nga partneri juaj.

Virgjëresha-Në dashuri jeni gjithmonë një pikë referimi për të tjerët dhe do të jeni edhe sot.
Është koha për të provuar vlerën tuaj në punë.

Peshorja-Kjo ditë ka të bëjë me një fillim të ri në dashuri dhe konfirmime në punë. Mundësitë që do të vijnë do të jenë të rëndësishme, mos i humbisni ato.

Akrepi-Ky vit i ri do të sjellë mundësi të mrekullueshme pune, kapini ato. Përsa i përket dashurisë gjithçka po shkon mirë por nuk jeni plotësisht të bindur për atë që po bëni.

Shigjetari-Kjo ditë mund të sjellë grindje në çift dhe në punë përpiquni të mos shtyni shumë me kolegët.

Bricjapi-Ka shumë gjëra që dëshironi të bëni në këtë vit të ri dhe duhet të filloni t’i planifikoni ato. Nga ana e dashurisë, ju duhet të kuptoni se cilat janë ndjenjat tuaja më të thella.

Ujori-Disa ndryshime vijnë në dashuri ndaj bëhuni gati ndërsa puna është një konfirmim i madh.

Peshqit-Puna juaj do t’ju lejojë të demonstroni se sa vleni dhe sa i rëndësishëm jeni për kompaninë, vazhdoni të vendosni përkushtimin dhe pasionin tuaj në të.
Në dashuri keni një sharm të pabesueshëm, askush nuk do t’ju rezistojë.

Të ngjashme