Lifestyle
Parashikimet astrologjike nuk mungojnë asnjë ditë me Paolo Fox
2 muaj më parë


Dashi-Kjo është një periudhë disi e lodhshme, por që po e përballoni me ashpërsi. Në dashuri është Venusi si mik dhe Mërkuri si i shkëlqyer, prandaj favorizohen ndjenjat dhe çiftet e kahershme. Nga data 23 e muajit do ketë një situatë edhe më të bukur.
Demi-Përpiquni të jeni të vëmendshëm ndaj detajeve, veçanërisht në vendin e punës. Nëse një bashkëpunim është mbyllur, një tjetër do të arrijë menjëherë. Vetëm kini kujdes të sqaroni disa gjëra me kolegët dhe në rast mosmarrëveshjeje, lërini gjërat të rrëshqasin mbi ju.
Binjakët-Sot duhet të fokusoheni shumë te ndjenjat. Për dashurinë yjet janë të shkëlqyer, pak më pak për punën ku mbretëron pak nervozizëm. Jeni ende duke pritur për një përgjigje pune që vjen ngadalë. Dashuria duhet jetuar larg komplikimeve.
Gaforrja-Për ty e kaluara është gjithmonë shumë e rëndësishme dhe tani ajo do të kthehet të trokasë në derën tënde. Por ju jeni të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra dhe gjithmonë duke parë prapa. Është koha për të menduar për të ardhmen. Mund të lindin marrëdhënie të rëndësishme.
Luani-Ka shumë nervozizëm këto ditë. Jeni gjithmonë shumë kërkues por sot edhe më shumë, sidomos në dashuri. Në punë vijnë mundësi të reja, shfrytëzojini ato.
Virgjëresha-Kohët e fundit keni ndryshuar referenca dhe ka nga ata që u është dashur të heqin dorë nga një rol i rëndësishëm për t’u hedhur në diçka të re. Në dashuri yjet janë të bukur, mos bëni gabim që ta vendosni një lidhje në krizë.
Peshorja-Kjo është paksa një fazë e veçantë ndaj kushtojini vëmendje. Jeni të sigurt, por kjo mund t’ju bëjë të bëni disa gabime në punë. Në dashuri, gjithçka është në rregull.
Akrepi-Kushtojini vëmendje tensioneve planetare që ju bëjnë nervoz. Keni nevojë për më shumë qetësi edhe nëse jo gjithçka po shkon mirë kohët e fundit. Mbani durim në dashuri.
Shigjetari-Jeni shumë bujare, sidomos kur jeni beqarë. Ky është një qiell që flet për ndjenjat, ndërsa përsa i përket punës gjithçka do të duhet të vihet në lojë.
Bricjapi-Kjo javë ka nisur mjaft kaotike ku nuk po arrini të bëni atë që kishit planifikuar. Rritja e vërtetë profesionale do të vijë pas disa muajsh.
Ujori-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse çiftet do grinden shumë lehtë. Ka konflikte dhe mosmarrëveshje me partnerin dhe financiarisht duhet pak më shumë kujdes.
Peshqit-Nëse jeni duke pritur për një përgjigje ose keni nisur një projekt të ri, së shpejti do të shihni rezultatet sepse këta janë yje të rëndësishëm. Dëshironi rritje personale që do të vijë, është vetëm Saturni që ju bën të mendoni paksa shumë për të kaluarën.