Kryefjala Logo

Parashikimet astrologjike nga Paolo Fox për dashurinë dhe jetën

7 Shtator, 2022 | 10:27 am

Dashi-Me këtë hënë të bukur do të mund ta përjetoni dashurinë në maksimum edhe nëse duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm ndaj debateve.
Në punë po realizoni projektet tuaja me angazhim.

Demi-Hëna ju shpie në disa keqkuptime në çift dhe në punë do të duhet të përballeni me ndryshime të papritura.

Binjakët-Hëna është kthyer në shenjë dhe sjell një dozë të mirë energjie për t’u investuar e gjitha në dashuri.
Në punë nëse ka diçka që nuk ju pëlqen duhet ta thoni menjëherë.

Gaforrja-Afërdita është në krahun tuaj dhe sjell emocione të bukura kështu që nëse jeni ende të pavendosur filloni të mendoni për atë që dëshironi.
Në punë do ketë një mënyrë për të nisur një projekt të ri.

Luani-Ka pak largësi në dashuri ndaj përpiquni t’i kushtoni pak më shumë kohë partnerit tuaj dhe jo vetëm punës.
Merrni një ditë pushimi nga ana profesionale.

Virgjëresha-Lini pas të kaluarën dhe shikoni përpara në dashuri.
Në punë do arrini të kaloni me sukses të gjitha vështirësitë e periudhës së fundit.

Peshorja-E bukur kjo ditë për dashurinë dhe përpiquni ta shfrytëzoni sa më shumë edhe nëse puna do t’ju mbajë shumë të zënë.

Akrepi-Kjo ditë sjell pak mëdyshje nga ana sentimentale por mos e humbisni durimin. Në punë vëmendja duhet mbajtur lart gjithmonë.

Shigjetari-Mos e humbni besimin në dashuri edhe nëse kohët e fundit keni përjetuar një zhgënjim.
Në punë do gjeni një mënyrë për të bërë një hap cilësor.

Bricjapi-Kjo është dita ideale për të qartësuar zemrën tuaj dhe për t’u hapur me të dashurit tuaj.
Në punë nga muaji i ardhshëm do të keni një fillim të mbarë.

Ujori-Në dashuri ka disa pengesa të vogla por është shumë më mirë se muaji i kaluar. Në punë do të duhet më shumë përpjekje për të pasur sukses.

Peshqit-Sot mund të keni takime shumë interesante që mund t’ju bëjnë zemrën të rrahë përsëri.
Në punë do merrni leje për një pushim.

Të ngjashme