Parashikime,ndryshime dhe realizime.Gjithçka dhe më shumë me astrologun Paolo Fox

2 muaj më parë

Dashi-Në dashuri nuk duhet të humbisni kohë me ata që nuk jua kthejnë ndjenjat njësoj.
Në punë vjen pak lodhje por të gjitha përpjekjet tuaja do të japin fryte.

Demi-Në dashuri duhet të largoni mendimet negative dhe t’i shikoni takimet e reja me më shumë pozitivitet.
Në punë jeni në një ngërç.

Binjakët-Sot ndihesh paksa nervoz në dashuri dhe në punë.
Kujdes mos e ngrini shumë zërin.

Gaforrja-Në dashuri bëni kujdes të mos nervozoheni shumë dhe në punë bëni të qartë se cilat janë nevojat tuaja.

Luani-Historitë e lindura tani mund të kenë një të ardhme të madhe.
Në punë do keni rezultate të shkëlqyera dhe kënaqësi të madhe.

Virgjëresha-Qielli i sotëm na fton të jemi shumë të qetë, sidomos në jetën private. Në punë bëni kujdes nga disa kolegë.

Peshorja-Yjet flasin për emocione të forta dhe një dashuri mund të lindë nga ajo që duket vetëm një miqësi.
Në punë jeni të lodhur por duhet të shtrëngoni dhëmbët.

Akrepi-Yjet e sotëm ju kërkojnë të ruani qetësinë në dashuri dhe në punë mund të merrni propozime të reja.

Shigjetari-Sot mund të keni një takim interesant ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë, yjet flasin për lajme të mira.

Bricjapi-Qielli i sotëm ju nxit të jeni më të kthjellët në dashuri dhe në punë duke i kushtuar vëmendje zgjedhjeve të duhura dhe jo vetëm paraqitjeve.

Ujori-Sot mund të ndiheni pak nervoz për shkak të një inati nga e shkuara, por do të kalojë.
Në punë jeni plot me gjëra për të bërë dhe gjithashtu shumë të lodhur.

Peshqit-Dashuria është strumbullari i jetës suaj dhe tani ajo është kthyer në qendër të vëmendjes.
Vetëm diçka.. mos u dashuroni me njerëz që tashmë janë të fejuar.
Në punë po kërkoni më shumë stabilitet.

Të ngjashme