Kryefjala Logo

Paolo Fox u tregon shenjave të horoskopit se si yjet do të ndikojnë në rrjedhën e ditës së tyre

28 Shtator, 2022 | 10:54 am

Dashi-Dashuria mund të ngrihet falë ndihmës së hënës që pushon së qëni përballë.
Në punë është dikush që të jep një dorë të këndshme dhe të detyron të realizosh një projekt të rëndësishëm.

Demi-Në dashuri ka shumë turbulencë që duhet menaxhuar më mirë.
Në aspektin profesional duhet më shumë qetësi, së fundmi çdo gjë e keni përballuar me shumë stres.

Binjakët-Dashuria po troket në derën tuaj këtë muaj ndaj bëhuni gati.
Në punë përpara se të bëni zgjedhje të rëndësishme flisni me dikë që keni besim.

Gaforrja-Në dashuri mos u nervozoni por përpiquni të jeni pak racional.
Në punë do arrini të realizoni me qetësi të gjitha projektet.

Luani-luani, hëna është përballë kështu që mund të ketë pengesa të vogla në dashuri. Në punë, faza e rikuperimit do të vijë nga fundi i muajit.

Virgjëresha-Nëse jeni në çift me dikë pasioni në këtë ditë do të jetë në qiell.
Në punë filloni të bëni plane për të ardhmen.

Peshorja-Në dashuri ka nevojë për më shumë qetësi, ndaj mos jini shumë nervoz, por lëreni veten të relaksohet.
Në punë kushtojini vëmendje daljeve të parave dhe përpiquni të gjeni ekuilibrin e duhur.

Akrepi-Hëna ju mbështet kështu që kushtet për dashuri janë shumë të mira, tani ju mbetet të bëni lëvizjen e parë.
Në punë ka nevojë për të rigjetur pak gëzimin e të punuarit.

Shigjetari-Dashuria kthehet për t’ju dhënë emocione të forta dhe në punë yjet ju mbështesin dhe do ju lejojnë të filloni projekte të reja të suksesshme.

Bricjapi-Dashuria po ecën mirë, por kujdes që të mos ktheheni në të njëjtat gabime të së shkuarës.
Në punë kthesa e vërtetë do të jetë nga viti i ardhshëm sespe tani për tani duhet të jeni të durueshëm.

Ujori-Afërdita do të jetë e favorshme dhe do të sjellë pak qetësi në jetën tuaj të dashurisë.
Në punë dëshironi të ndryshoni dhe të filloni diçka të re por spo bëni asgjë.

Peshqit-Në dashuri do të mund të kaloni së shpejti një krizë të vogël të përjetuar në këto ditë të fundit.
Në punë jeni pak në ankth për disa plane të reja por duhet t’i jetoni gjërat me më shumë qetësi.

Të ngjashme