Lifestyle
Paolo Fox sot hedh kunja për këto shenja…
9 Prill, 2022 | 11:13 am
Dashi-Sot nuk keni fat në takime dashurie por e kaluara mund të bëjë një xhiro nga ju.
Puna do përqëndrim sidomos nëse jeni në kontakt me publikun.
Demi-Diçka nuk shkon në lidhjet e dashurisë që nisni këtë periudhë,tregoni kujdes!
Në punë ruani marrëdhëniet e mira.
Binjakët-Zgjidhja nuk është larg për ata që jetojnë në një marrëdhënie të komplikuar.Jo çdo ofertë pune ja vlen.
Gaforrja-Nëse keni një lidhje të fortë mos u shqetësoni,nëse po kaloni një moment krize,mos i kërkoni partnerit gjëra të pamundura!
Luani-Edhe pse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet do të jetoni ditët më të lumtura në dashuri!Jini të vendosur në punë.
Virgjëresha-Nuk gjehet dashuria duke pasur gjithmonë dyshime.Puna kërkon ti rishikoni disa gjëra.
Peshorja-Ndjeni të thoni gjithçka ju mban zemra dhe Paolo ju inkurajon që ta bëni.Kreativiteti sjell frytet e veta në punë.
Akrepi-Kujdes nga luhatjet e humorit,partneri sdo ti kuptojë.Puna kërkon një fillim të ri e me këmbë të mbarë.
Shigjetari-Beqarët kujdes nga takimet e reja.Puna do t’ju sjellë një ndryshim që nuk e prisnit.
Bricjapi-Nuk kuptoheni ju,keni përzjerë bashkë mërzinë dhe emocionet e forta në dashuri.Zgjidhni këto çështje njëherë dhe punën shtyjeni për një moment tjetër.
Ujori-Dashuria shkon për mrekulli.Më në fund po ju realizohet një ëndërr!Vetëm puna çalon pak,ju duket sikur bëni gjithçka por nuk arrini asgjë.
Peshqit-Dashuria ka turbulenca por asgjë që inteligjenca juaj nuk e kalon.Kritikat në punë të bëjnë mirë,mos i merrni si sulme.