Lifestyle
Paolo Fox çdo mëngjes u tregon adhuruesve të horoskopit se si yjet do të ndikojnë në ecurinë e ditës së tyre
3 muaj më parë


Dashi-E bukur kjo ditë për të krijuar një lidhje dashurie.
Mund të ketë kontrata të reja për të nënshkruar në punë.
Demi-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri, sepse yjet janë pak të këqij sot.
Mos u lodhni në punë por merrni një moment për t’u çlodhur.
Binjakët-Kjo është një ditë e bukur për beqarët që do të mund të bëjnë takime të reja.
Në punë është më mirë të mos ngecni dhe të jeni më fleksibël.
Gaforrja-Këtë të diel duhet të shmangim stresin dhe diskutimet për dashurinë.
Në punë jeni në pritje të disa ndryshimeve që do të vijnë së shpejti.
Luani-Në dashuri mund të lindë një pasion i papritur.
Në punë tregoni kujdes ndaj marrëdhënieve me kolegët.
Virgjëresha-Në dashuri mund të rikuperoni terrenin e humbur dhe në punë dita është ideale për projekte dhe bashkëpunime të reja.
Peshorja-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse nuk jeni shumë të bindur për ndjenjat tuaja ndaj partnerit.
Në punë kërkoni stabilitet dhe shumë shpejt do të vijë.
Akrepi-Në dashuri bëhuni më impulsivë dhe ndiqni pa frikë ndjenjat tuaja.
Në punë duhet të jeni më diplomatikë.
Shigjetari-Është më mirë të mos merrni vendime të nxituara rreth lidhjes që keni. Edhe në punë ndiheni pak të paduruar,por uhet të shtrëngoni dhëmbët.
Bricjapi-Në dashuri jeni shumë konfuz dhe as nuk e dini se çfarë kërkoni.
Në punë është e njëjta situatë, ju ende po kërkoni rrugën tuaj.
Ujori-Bëni kujdes në dashuri sepse mund të keni bërë disa zgjedhje mjaft të rrezikshme.
Në punë ndiheni plot përgjegjësi.
Peshqit-Në dashuri do të arrini të kapërceni të gjitha çështjet që ju kanë shkaktuar probleme kohët e fundit dhe në punë, mos u stresoni më por kënaquni me kohën e lirë.