Lifestyle
Paolo Fox bën bilancin për javën që shkoi dhe atë që vjen
27 Mars, 2022 | 11:49 am
Dashi-Sot është ditë interesante në dashuri. Falë Hënës mund të keni emocione të forta. Edhe në punë dita do të shkojë shumë mirë dhe me qetësi.
Demi-Në dashuri situata duket se është qetësuar. Mund të keni disa zënka të vogla, por do i kaloni shumë shpejt.
Binjakët-Sot dëshironi të falni dashuri por jeni gjithmonë shumë kritikë. Për shkak të kësaj, do bëni ironi që nuk do i pëlqejnë aspak të tjerëve. Në punë mund të ketë vonesa të pagave por nuk do të mungojnë shpërblimet.
Gaforrja-Dashuria është më e mirë sot se në 2 ditët e fundit. Në punë situata është e tensionuar, qëndroni larg diskutimeve.
Luani-Sot jeni shumë pasionantë por ndjeni pak mërzi. Në punë duhet të sqaroni disa situata dhe të rishikoni një marrëveshje.
Virgjeresha-Ju duhet të bëni zgjedhjet tuaja dhe ndërsa merrni vendimet, pyesni ata që doni. Mos shtyni asgjë për në fund të muajit. Në punë situata është më e mirë, më në fund po e kapërceni stresin.
Peshorja-Ndikimi i Hënës do ju bëjë që të afroheni me shumë me dikë që pëlqeni. Në punë po mendoni për një rrugë të re, jeni në kërkim të diçkaje të re.
Akrepi- Në dashuri sot ka nervozizëm dhe devat. Nëse jeni duke kërkuar ndryshime apo përmirësime në punë, duhet të prisni deri në fund të muajit.
Shigjetari-Mos u lodhni nëse pëlqeni dikë, por çojeni dashurinë në një fazë tjetër! Shpenzimet janë ende një pikë kritike, por tani është koha për të bërë diçka të re.
Bricjapi-Afrohuni me personin që ju pëlqen duke përdorur çdo mundësi dhe ide. Në punë ka vonesa të vogla, por pa panik!
Ujori-Është koha për të folur qartë përfitoni nga Hëna në shenjën tuaj, por bëni kujdes nga Dashi në horoskop. Keni dëshirë të madhe për të punuar, por jeni shumë impulsiv.
Peshqit-Ditët e ardhshme do ju ndihmojnë më shumë, ndaj mos ngurroni të hidhni hapin e parë ndaj atij që pëlqeni. Në punë mund të keni probleme nëse keni të bëni me pronat.