Kryefjala Logo

Operacion i veçantë: Burrit iu gjetën në stomak, çelësa, çakmak dhe kapëse rrobash

3 muaj më parë

Një burrë në qytetin Latina në Itali,  iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi iu gjetën në stomak,dhjetëra objekte duke përfshirë bulona, ​​lugë çaji dhe madje edhe një pirun .

Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe pacienti u shpëtua.

Sipas asaj që raporton gazeta La Repubblica,burri u paraqit në spital me simptoma të anemisë. Nga skaneri që iu nënshtrua, rezultoi se kishte shumë trupa të huaj në stomak, duke përfshirë edhe bateri, kapse rrobash, çelësa, çakmakë, stilolapsa, monedha, arra dhe një kandele makine. Prandaj, burri u operua urgjentisht nga Giuseppe Cavallaro, kreu i njësisë së kirurgjisë së përgjithshme në Institutin Kirurgjik Ortopedik në Latina.

Mjekët mendojnë se mund të ketë qenë rast i “pikacizmit”, një çrregullim i të ngrënit që çon në ngrënien e objekteve të pangrënshme. “Unë u thirra për një konsultë në lidhje me këtë pacient. Burri kishte disa trupa të huaj në stomak – shpjegoi Cavallaro – për të cilat u kujdesa që të hiqen menjëherë me operacion. Fatmirësisht ai ia doli mirë dhe pacienti është i stabilizuar”.

Të ngjashme