One Telecommunications vlerësohet si kompania më e preferuar e shqiptarëve

6 muaj më parë

Sipas një sondazhi të organizuar nga Qendra ALERT në faqen e saj Alert.al, One Telecommunications rezultoi si kompania më e preferuar e shqiptarëve. Gjatë gjithë muajit janar 2021, sondazhi ka qëndruar i publikuar për 16 kompanitë që ofrojnë ushqimet e shportës, ato më të përdorura apo shërbime të ndryshme. Nga kompanitë e distribucionit, te ato të prodhimit e tregtimit të produkteve të ndryshme, rrjetet e supërmarketeve, bankat, kompanitë e telefonisë, industria e sigurimeve dhe ajo e hidrokarbureve, si dhe shumë të tjera, ishin pjesë e sondazhit që përfundoi më 31 janar 2022. Sondazhi ishte programuar që nga një kompani dhe individ të votohej vetëm një herë.

Telekomunikacioni zë një vend të rëndësishëm në jetën e gjithësecilit. Shqiptarët janë të dashuruar pas komunikimit, telefonisë së lëvizshme, internetit, të shkruarit e folurit në telefon. Dhe pikërisht për këtë arsye, në sondazh u përfshinë dhe tri kompanitë e telefonisë celulare.

Vendin e parë si kompania më e mirë e mori One Telecommunications me 42.86% ndjekur nga Vodafone në vend të dytë dhe në të tretin, Albtelecom.

Të ngjashme