Kryefjala Logo

ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin

1 Prill, 2022 | 5:24 pm

ONE Telecommunications është gjithmonë një partner i rëndësishëm në eventet teknologjike, ndaj këtë herë nuk mungoi në “ThinkTech”, forumin inovativ dedikuar risive teknologjike dhe mundësive që u ofrohen të rinjve në këtë sektor.

Këtë vit në forum, mori pjesë z. Ilir Duka, Drejtor Teknik i One Telecommunications, i cili foli për evolimin e teknologjisë në industrinë e telekomunikacionit dhe se si zhvillimi i saj ndikon në jetën e konsumatorit, për të qëndruar të lidhur. Z. Duka ka drejtuar proceset teknologjike për 3 dekada, duke filluar nga viti 1995, kur operatori i parë telefonik filloi mbulimin në vend.

ONE ka sjellë ndryshimet e duhura në teknologjinë e saj, duke përmirësuar rrjetin dhe duke e shtrirë atë në të gjithë territorin e vendit, për të ofruar një shërbim më të mirë, pa prekur të ardhurat e abonentëve dhe duke përshtatur zhvillimet e reja me kërkesat e tyre.

Prioriteti i One mbetet ndërlidhja e njerëzve dhe komunikimi i vazhdueshëm. Për ta mbajtur këtë lidhje të pandërprerë, ONE ka investuar në rrjetin më të mirë duke u përmirësuar për të arritur tek çdo klient. Modernizimi i rrjetit në teknologjinë Ericsson dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, etj.

“Unë mendoj se çdo gjë është e mundur nëse kemi teknologjinë. One ka bërë investime të shumta në rrjetin e saj dhe e ka përgatitur atë për epokën e 5G”, tha ai. Sipas tij, 5G do sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm për abonentët dhe se shpejtësia e internetit për të shkarkuar dhe ngarkuar materiale do të jetë 10 herë më shumë se tani.

Do Z. Duka e mbylli fjalimin e tij duke i inkurajuar të rinjtë të mos heqin kurrë dorë nga pasioni i tyre, pasi vetëm me pasion dhe duke punuar fort mund të ngjiten shkallët e suksesit.

Të ngjashme