Lifestyle
Nusja,nusja por edhe vjehrra mund të bëhet problematike
4 Korrik, 2021 | 10:25 am
Jemi mësuar me nuset e këqija por ndonjëherë jane pikërisht vjehrrat ato qe e bëjnë të pamundur një raport normal.Si ti njohim zilet e alarmit jua tregojmë më poshtë:
- Ajo ju injoron në më të shumtën e kohës. Madje nuk e dëgjon fare atë që jeni duke thënë, e madje nuk tregon interes ndaj gjërave që ju pëlqeni.
- Përpiqet të tregojë në të gjitha rastet se ju nuk jeni mjaftueshëm e mirë për djalin e saj. Edhe nëse nuk e tregon në mënyrë direkte mund ta shprehë në forma të tjera por duke dhënë një mesazh të qartë.
- Për të treguar që ka dominancë tek ju, do të përpiqet t’ju bëjë të bëni gjëra që i pëlqejnë asaj. Kjo nënkupton të përshiheni në të gjitha eventet që ajo do, të qëndroni me të gjithë njerëzit që ajo do, të gatuani si ajo do, pra të bëni të gjitha gjërat që ajo do. Dhe nëse nuk bëni siç ajo do, mund të ndodhë që të përpiqet të kthejë të gjithë njerëzit kundër jush, e madje mund të fillojë të ushtrojë presion mbi bashkëshortin tuaj për t’ju lënë pasi ju nuk e bëni të lumtur.
- Nuk respekton hapësirën tuaj, fjalën apo zgjedhjet tuaja edhe nëse bëhet fjalë për fëmijët tuaj.
- Do të përpiqet që me dashurinë e djalit të saj të arrijë të komandojë dhe nëse ai nuk e bën këtë, ajo do të përpiqet ta ndëshkojë edhe atë. Në të njëjtën kohë mund të përdorë kundër jush edhe respektin që partneri juaj mund të tregojë për familjarët tuaj.
- Në publik sillet si e edukuar dhe si një person që do që familja të jetë e bashkuar. Shumë njerëz do t’i besojnë dhe nuk duhet të përpiqeni t’i bëni të ndryshojnë mendim.
- Do të përpiqet që gjithmonë të kontrollojë të gjitha zgjedhjet dhe vendimet që do të marrin fëmijët e saj, duke përfshirë partnerin tuaj, e madje edhe vendimet që ai merr në drejtimin tuaj.