Lifestyle
Nuk mjafton vetëm dëshira për të bërë një tatuazh nëse nuk di më parë këto gjëra
28 Prill, 2021 | 12:36 pm
Ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëz bëjnë tatuazhe dhe piercing, mjekët dhe pacientët duhet të njohin ndërlikimet që mund të shfaqen. Aktualisht, afërsisht 25% e personave të moshës 18-30 vjeç kanë një ose më tepër tatuazhe. Në vitet në vijim, do të jenë 40% e personave të kësaj grupmoshe që do të kenë një tatuazh. Tatuazhet nuk i bëjnë vetëm meshkujt. Përkundrazi, 65% e personave që kanë tatuazhe janë femra. Por përpara se të vendosni të ngjyrosni trupin tuaj, mësoni më tepër për tatuazhet, llojet e tyre dhe rreziqet që përmbajnë. Nga ana tjetër, piercing janë më të shpeshtë te 16-20 vjeçarët, 47% e të cilëve kanë unaza apo objekte të tjera metalike që shpojnë pjesë të ndryshme të trupit.
Ja cilat janë problemet e mundshme
-Pigmentet e tatuazheve mund të përmbajnë metale të rënda dhe hekur, të cilat krijojnë problemeve gjatë kryerjes së rezonancës magnetike. Rezonanca magnetike mund të shkaktojë një ndjesi djegieje dhe dhimbje të forta. Ka disa raportime djegiesh të lidhura me tatuazhet dhe rezonancën magnetike. Nëse shfaqet ky ndërlikim, përdorni kompresa të ftohta.
-Nuk është e lehtë të merrni vesh nëse tatuazhi juaj ka pigment apo jo. Nuk ka rregullore për pigmentet e tatuazheve apo studiot që kryejnë tatuazhe dhe furnizuesit e pigmenteve rrallëherë i tregojnë përbërësit.
-Kryqi i Kuq e ndalon dhurimin e gjakut nga çdokush që ka kryer një tatuazh apo piercing gjatë 12 muajve të fundit, përveçse kur tatuazhi është kryer në një studio të çertifikuar.
Infeksioni është një tjetër problem i shpeshtë. Një studim i 766 studentëve zbuloi se tatuazhet shoqëroheshin me infeksione në 45% të rasteve, me reaksione kutane lokale në 39% të rasteve dhe me hepatit në 2 raste. Infeksionet nga virusi i hepatiti B dhe C, nga HIV, Pseudomonas, Stafilokoku, tetanozi, dhe sifilizi janë lidhur me kryerjen e tatuazheve.
-Tatuazhet nga artistë të palicensuar janë shoqëruar me shpërthime të infeksioneve nga stafilokoku i artë në zona të ndryshme.
Infeksionet e marra nga kryerja e tatuazheve mund të jenë vdekjeprurëse. Nëse keni temperaturë pak kohë pas kryerjes së një tatuazhi dhe nuk keni burim tjetër infeksioni, njoftoni menjëherë mjekun tuaj.