Kryefjala Logo

NOA, institucioni financiar me 25 vite eksperiencë në tregun shqiptar tashmë edhe në Prishtinë/Kosovë: Më shumë mundësi financimi për qytetarët dhe bizneset lokale

2 Qershor, 2023 | 10:53 am

NOA është një institucion financiar jo bankar me nje eksperiencë 25 vjeçare në tregun Shqiptar. Fokusi kryesor i NOA-s është rritja e përfshirjes financiare duke impaktuar në këtë mënyrë rritjen e ekonomisë lokale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të individëve, ndërmarrjeve të vogla e të mesme apo fermerëve.

Qëllimi kryesor i NOA-s, është të ndihmojë ndërmarrjet e vogla të krijojnë dhe zhvillojnë ditë pas dite sipërmarrje të qëndrueshme, të cilat punësojnë më shumë njerëz dhe ndikojnë pozitivisht në komunitetin lokal. Nga ana tjetër NOA i mundëson qytetarëve të kenë akses më të shpejtë dhe lehtë në shërbimet financiare, të shoqëruar sigurisht me shërbime këshillimi.

Për ta shtrirë më tej misionin e NOA-s për një #FinancëNjerëzore, duke filluar nga muaji Qershor të gjitha shërbimet financiare që NOA ofron do të jenë të aksesueshme edhe në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në lagjen Pejton, një prej lagjeve më historike të qytetit.

Ky zgjerim i NOA-s në Kosovë do t’ju mundësojë individëve dhe sipërmarrësve të cilët kanë pasur akses të limituar në shërbimet financiare, të financohen shpejt dhe lehtë kurdo dhe kudo ata janë.

A040480A 3F70 47C7 9B84 6E3F4491D8AA

7982FE09 1C9B 4731 A535 C7FABDD7243B

2C05323B 820E 45CD B55A 5A09BFC2A0F5

48649590 4B42 4E26 BCD2 D2D862AE7BC2

Të ngjashme