Lifestyle
Njihuni me akulloren që nuk shkrin kurrë
26 Gusht, 2021 | 5:20 pm
Një ekspert i ushqimit ka krijuar atë çfarë shumica e dëshirojnë gjatë verës – një akullore që nuk shkrihet.
Akullorja “Gastronaut”, mund të hahet në çfarëdo temperature, që do të thotë se edhe temperaturat më të larta nuk do të jenë problem për të.
Kjo akullore organike është shumë ndryshe nga akulloret e tjera të ngrira, të cilat mund t’u shkrihen në dorë.
Sapo të filloni ta hani atë, produkti transformohet në akulloren e njëjtë që e keni njohur gjatë gjithë jetës.
Receta e akullores përbëhet nga një akullore e vërtetë e cila është ngrirë, me asgjë më shumë se sa pak kripë.
“Akullorja e tharë me ngrirje ka qenë tradicionalisht për astronautët dhe çantat e shpinës, por unë po e zgjeroj atë në çdo aktivitet në planet, nga të jetuarit në një furgon e deri në takimet e mërzitshme.”tregon Mr Collignon i cili më parë ka punuar si drejtor krijues.