Njerëzit më të suksesshëm në botë kanë këtë të përbashkët:

3 muaj më parë

Oprah Winfrey ka thënë: “Nëse vërtet dëshironi të fluturoni, shfrytëzoni fuqinë tuaj për pasionin tuaj. Të gjithë kanë një.”

“Pa pasion, nuk ke energji. Pa energji, nuk keni asgjë,” është shprehur Donald Trump.

Pasioni nuk është i rëndësishëm vetëm për suksesin, por edhe për lumturinë. Prandaj psikologët kanë filluar të testojnë disa supozime.

Ashtu si çdo emocion, pasioni mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar shkencërisht, megjithëse psikologë të ndryshëm kanë krijuar mjete që mund të masin afërsisht përvojën.

Ata kanë krijuar dhjetë pyetje për të kuptuar shkallën e interesit dhe entuziazmit të dikujt për punën e tij. Njerëzit që kanë rezultate më të larta priren të jenë më të përkushtuar ndaj punës së tyre. Nga rezultatet e studimit 33% e të pyeturve bazojnë gjithçka tek pasioni për punën.

Të tjerë janë në kërkim të pasionit ose thjesht nuk e kanë. Psikologët theksojnë se të kesh këtë emocion lidhur ngushtë me punën që bën të nxit të jesh më produktiv.

Të ngjashme