Kryefjala Logo

Një tjetër jave i vjen fundi me parashikimet e Paolo Fox

15 Tetor, 2023 | 10:31 am

Dashi-Sot duhet të përfitoni nga këto energji të rinovuara në dashuri nëse jeni beqarë apo në çift. Fundjava ofron shumë nga pikëpamja emocionale dhe në nivel profesional do të filloni të shihni rezultatet e para të punës së palodhur. Kthehet gjithashtu një dozë e mirë e konkurrencës.

Demi-dita e sotme është ideale për të zgjidhur disa probleme me zemrën. Nëse keni debatuar me partnerin, përpiquni ta rregulloni dhe flisni qartë. Sfidat e reja do të vijnë në punë javën e ardhshme, ndaj përpiquni të rikuperoni energjinë tuaj këtë fundjavë.

Binjakët-Në këto ditë të fundit mendimet tuaja janë drejtuar të gjitha drejt dashurisë. Jeni duke përjetuar një periudhë të mirë nga pikëpamja sentimentale dhe është e drejtë që ta shijoni në maksimum. Në punë, hapuni ndaj të rejave.

Gaforrja-Kjo fundjavë sjell një dozë të mirë emocionesh. Paqja i kthehet dashurisë dhe marrëdhënieve me familjen. Në punë, qëndroni të përqendruar dhe të vendosur sa jeni tani edhe javën e ardhshme. Është një periudhë sfidash por edhe kënaqësish.

Luani-Kjo fundjavë do t’ju shohë si veçanërisht romantike, ndaj planifikoni diçka të veçantë për të bërë me partnerin tuaj. Në punë jeni entuziastë dhe të etur për të treguar vlerën tuaj tek të gjithë dhe për këtë arsye do të arrini të kapërceni çdo vështirësi.

Virgjëresha-Sot mund të ketë disa keqkuptime në dashuri, por përpiquni t’i përballoni me qetësinë maksimale. Kushtojini më shumë kohë të dashurve tuaj edhe sepse së fundmi i keni lënë pas dore për shkak të punës.

Peshorja-Së fundmi puna ka qenë mendimi juaj i parë, por tani është koha t’i përkushtoheni edhe dashurisë. Mundohuni të kompensoni kohën e humbur me partnerin tuaj dhe prisni një moment stresues në zyrë javën e ardhshme.

Akrepi-Në dashuri edhe nëse ka ende disa dyshime në ju. Në punë, megjithatë, ndiqni gjithmonë instinktin tuaj edhe nëse të tjerët nuk mendojnë si ju. Përdoreni fundjavën për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj.

Shigjetari-bëhuni gati sepse dashuria do ju dhurojë surpriza të bukura dhe gjithashtu ditë shumë pasionante. Nëse jeni beqar, dilni dhe takoni njerëz sepse yjet janë në anën tuaj. Në punë gjithçka po shkon mirë.

Bricjapi-Për ju është thelbësore të keni të dashur të qëndrueshëm në krah, kështu që nëse kjo gjë ju mungon do ta vuani veçanërisht. Mundohuni të zgjidhni një partner që nuk është i pakapshëm. Në anën profesionale, yjet ju shpërblejnë me shumë mundësi për t’i kapur shpejt.

Ujori-Dashuria ju dhuron emocione të bukura pas ditëve disi të këqija. Paqja mendore kthehet në punë dhe gjithashtu mundësi të reja për të filluar atë ndryshim që e dëshironit aq shumë.

Peshqit-Më në fund po vjen një fundjavë shumë e qetë ku mund të përjetoni momente të bukura me partnerin tuaj siç nuk ka ndodhur prej kohësh. Në punë do keni intuitë të bukura, përfitoni nga ndikimi i mirë i yjeve.

Të ngjashme