Lifestyle
Një nënë paditi dy fëmijët e saj 40-vjeçarë për t’i larguar nga shtëpia: Gjykata i jep të drejtë!
30 Tetor, 2023 | 10:49 am
Një 75-vjeçare ka paditur dy djemtë e saj 40-vjeçarë për t’i nxjerrë nga shtëpia.
Për vite me radhë gruaja, banuese në Pavia, ishte përpjekur t’i bindte ata të gjenin një banesë tjetër pa ia arritur kurrë qëllimit.
Në fund, Gjykata i dha të drektë duke pohuar se “me tejkalimin e një moshe të caktuar, fëmija nuk mund të presë më që prindërit të vazhdojnë detyrimin e ushqimit përtej kufijve që nuk janë më të arsyeshëm”.
Tashmë dy 40-vjeçarët kanë afat deri më 18 dhjetor për t’u larguar nga shtëpia.
Jeta me fëmijët është bërë problem
Shtëpia në Pavia është në pronësi të gruas, e cila jeton atje së bashku me dy fëmijët e saj pas ndarjes nga i shoqi vite më parë.
Familja nuk ka probleme të veçanta ekonomike, ndaj pasi të dy mbaruan shkollën e mesme vendosën të qëndronin me nënën e tyre pasi nuk gjenin punë.
Sot njëri është 42, tjetri 40 dhe të dy kanë punë.
Pavarësisht kësaj, ata mbetën të jetonin në shtëpinë e nënës së tyre.
Në fillim nuk kishte asgjë të keqe, derisa bashkëjetesa u bë problem.
75-vjeçarja i ka paditur për t’i parë jashtë shtëpisë.
Siç tha avokati të cilit i është drejtuar 75-vjeçarja, dy fëmijët nuk kontribuojnë në shpenzimet e shtëpisë dhe as në aktivitetet e përditshmërisë së kujdesit dhe pastrimit.
Në të vërtetë, ata komplikonin jetën e nënës tashmë të moshuar duke i ndotur dhe duke u kthyer në shtëpi natën vonë.
E acaruar nga sjellja e fëmijëve të saj, 75-vjeçarja vendosi t’i padisë ata vetëm për t’i parë jashtë derës së saj.
Më në fund, gjyqtari u pajtua me të, duke deklaruar se jurisprudenca në raste të tilla tashmë është e qartë: pasi fëmija arrin një moshë të caktuar, ai nuk mund të kërkojë detyrime ushqimore.
Dy 40-vjeçarët tashmë kanë afat deri më 18 dhjetor për të lënë shtëpinë e nënës së tyre dhe për të gjetur strehim.