Një javë e re fillon me yjet dhe parashikimet e astrologut Paolo Fox

2 muaj më parë

Dashi-Dashuria është optimale për zemrat e vetmuara që mund të bëjnë takime të veçanta.
Në punë kohë e mirë për kontakte.

Demi-Tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse ka jo pak nervozizëm.
Në punë ndiheni nën presion por dalëngadalë gjërat do të përmirësohen.

Binjakët-Në dashuri duhet më shumë vëmendje, veçanërisht fjalëve.
Në punë, peshoni të mirat dhe të këqijat e mundësive të reja.

Gaforrja-Hëna e kundërt sjell pak humor të keq, ki kujdes.
Në punë studioni dhe përgatituni, veçanërisht nëse keni një intervistë të rëndësishme për të bërë.

Luani-Në dashuri gjithçka duket se shkon më mirë, ndihesh më i lehtë dhe i etur për të dashuruar dhe për t’u dashuruar.
Në punë vjen mundësia për të fituar më shumë.

Virgjëresha-Jeni shumë nervozë sot, por këtë ndjenjë nuk duhet ta derdhni në dashuri.
Ka shumë stres për të përballuar në punë.

Peshorja-Mos i nënvlerësoni takimet e reja në dashuri, veçanërisht me shenjën e Shigjetarit.
Në punë mund të pastroni rrethin tuaj të bashkëpunëtorëve.

Akrepi-Në dashuri ka disa pengesa të vogla për të kapërcyer dhe në punë ndjeni nevojën për një ndryshim peizazhi.

Shigjetari-Nëse jeni beqarë mos u mbyllni në shtëpi sepse ka shumë mundësi për të takuar njerëz të rinj.
Në punë mirë për ata që duan të ecin përpara.

Bricjapi-Nëse jeni në çift prej disa kohësh, dëshironi pak risi.
Prisni disa ndryshime në punë.

Ujori-Nnë dashuri nuk jeni shumë të kënaqur por duhet të hidhni hapin e parë drejt ndryshimit.
Kënaqësitë e mëdha vijnë në punë.

Peshqit-Ditë e mirë për ata që kanë një marrëdhënie të suksesshme, më keq për çiftet e qëndrueshme.
Duhet të gjesh sërish pak pasion.
Në punë është koha për të hedhur themelet për një të ardhme më të qëndrueshme.

Të ngjashme