Kryefjala Logo

Një javë e re fillon me parashikimet e astrologut Paolo Fox

3 Tetor, 2022 | 10:53 am

Dashi-Në dashuri do të duhet pak durim sot.
Për sa i përket punës favorizohen projekte të reja.

Demi-Në dashuri vjen një periudhë e bukur . Në punë duhet të shtrëngoni dhëmbët sepse shpenzimet janë të shumta.

Binjakët-Në dashuri ka disa dyshime por asgjë për t’u stresuar.
Në punë është dita ideale për të pranuar oferta të reja.

Gaforrja-Hëna është përballë, kështu që merrni një ditë për të qenë me mendimet tuaja. Në punë ka disa probleme për t’u përballur.

Luani-Nëse jeni beqarë mos u izoloni në shtëpi sepse ka mundësi të mira për të bërë takime të reja.
Në punë mund të merrni disa propozime të papritura.

Virgjëresha-E bukur kjo ditë për dashuri ndaj shfrytëzoje sa më shumë.
Ka mundësi të mira për rritje rroge në punë.

Peshorja-Qetësia në jetën në çift rikthehet pas një periudhe të vështirë.
Në punë jeni pak të lodhur por keni arritur të mblidhni veten shpejt.

Akrepi-Në dashuri duhet të veproni sepse yjet janë në anën tuaj.
Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë por lodhja është e madhe.

Shigjetari-Ka kaq shumë pasiguri në dashuri sidomos nëse keni të bëni me dikë nga Binjakët.
Në punë mund të aspironi diçka më të mirë se ajo që keni tashmë.

Bricjapi-Kjo është dita ideale për takime të reja falë hënës në shenjën tuaj.
Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen.

Ujori-Nuk je shumë i kënaqur me partnerin dhe të njëjtat dyshime janë aty edhe në punë.
Veproni në vend se të rrini.

Peshqit-Në dashuri ka pak pasiguri por përpiquni të jeni më të kuptueshëm me partnerin.
Në punë jeni shumë ambiciozë dhe do të shpërbleheni për këtë.

Të ngjashme