Një ditë larg Vitit të Ri,parashikimet e Paolo Fox janë këto

4 javë më parë

Dashi-Në dashuri me hënën në krah do të shijoni emocione të bukura dhe gjithashtu një dozë të mirë pasioni.
Në punë është koha të angazhoheni për të arritur rezultate dhe për të synuar pozicione më të dobishme.

Demi-Në dashuri mund të filloni të bëni plane për të ardhmen e afërt dhe në punë me fundin e vitit do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe.

Binjakët-Kjo ditë fillon me një hënë të favorshme ndaj prisni emocione të mira. Në punë, pas një faze ndryshimesh, mbërrin pak stabilitet.

Gaforrja-Kushtojini vëmendje kësaj hënë e cila sjell pak grindje në jetën tuaj të dashurisë.
Keni bërë përparime të mëdha në punë dhe të gjithë e kanë vënë re se sa jeni rritur, përfshirë edhe shefat tuaj.

Luani-Në dashuri keni një dëshirë të madhe të shikoni nga e ardhmja dhe të filloni të vendosni themelet për një familje tuajën.
Një moment i bukur konfirmimi mbërrin në punë.

Virgjëresha-Ky qiell është i bukur për dashuri dhe nëse jeni beqarë mos u mbyllni në shtëpi.
Në nivel profesional, largpamësia juaj do t’ju shpërblejë.

Peshorja-Këto ditë të fundit të dhjetorit sjellin disa dyshime dashurie, kujdes.
Nga ana profesionale, ka nevojë për më shumë përqendrim dhe më pak shpërqendrime.

Akrepi-Yjet flasin për emocione të bukura dhe mundësi të mëdha për të takuar dikë të veçantë.
Në punë do arrini të merrni detyra të reja mjaft interesante.

Shigjetari-Një fazë e re e jetës suaj të dashurisë është gati të nisë dhe në punë do arrini të zgjidhni të gjitha problemet e grumbulluara së fundmi.

Bricjapi-Organizoni diçka të bukur për natën e ndërrimit të viteve sepse yjet do ju shpërblejnë me emocione të bukura. Në punë diçka fillon të lëvizë.

Ujori-Ky fundvit sjell një dozë të mirë pozitiviteti në jetën tuaj, shijoni të gjitha. Në punë do arrini të bëni shumë dhe të arrini shumë.

Peshqit-Venusi sjell emocione dhe qetësi në jetën tuaj të dashurisë dhe në punë viti i ri do të sjellë një konkretitet të madh që do t’ju bëjë të vendosni themelet për një të ardhme të rëndësishme.

Të ngjashme