Lifestyle
Ngjyra juaj e preferuar ka një kuptim
3 Maj, 2022 | 1:19 pm

•E zeza
Njeriu që preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë.
Ngjyra e zezë ngjall respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.
•E bardha
Simbolizon pastërtinë dhe dritën.
Njerëzit që zgjedhin të bardhën dallohen për sinqeritetin,thjeshtësinë dhe pafajsinë.
•E kuqe
Kjo ngjyrë ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë ndoshta sepse shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut.
Kush e preferon karakterizohet nga pasioni, energjia dhe sensualiteti.
E lidhur dhe me forcën,ambicien dhe rebelimin.
•Portokalli
Kjo ngjyrë lidhet me lumturinë dhe shëndetin.
Njerëzit që preferojnë këtë ngjyrë karakterizohen nga ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.
•Jeshile
Kjo ngjyrë sikbolizon natyrën,besimin dhe harmoninë.
Njerëzit që e preferojnë duan ekuilibrin ,qetësinë dhe rehatinë.
•Blu
Simbol i ëndrrave,paqes dhe qetësisë.
Njerëzit që e preferojnë dallojnë për qetësinë,përkushtimin,sinqeritetin dhe nostalgjinë.
Bluja e errët ndërkohë simbolizon melankolinë.
•Kafe
Ngjyra e tokës dhe stabilitetit.
Njerëzit që preferojnë këtë ngjyrë karakterizohen nga praktika,të qënit të balancuar dhe të thjeshtë.