Lifestyle
Nga një dietë për secilën shenjë të horoskopit
3 muaj më parë


Dashi
Ushqimet e preferuara për dashin janë patate, spinaq, kastravec, thjerrëza, mollë, fasule dhe lakër. Të domosdoshme keni peshkun edhe bajamet, ju bëjnë mirë për trurin.
Demi
Ju nevojitet panxhar, lulelakër, dardhë, kungull. Ju jeni llupësit e zodiakut prandaj darkën duhet ta konsumoni herët dhe mundohuni të bëni një shëtitje të vogël pas darkës.
Binjakët
Spinaqi, domate, portokall, bishtaja, selino, kajsi, kumbulla, karota, lulelakër, kokos, vezë, grurë, janë të domosdoshme.
Gaforrja
Ushqimi tipik për ju janë perimet me përmbajtje të lartë uji, ku mund të përmendim pjeprin, lakra, rrepa, kërpudhat. Si shenjë uji që jeni mos harroni të konsumoni shumë ujë gjatë ditës edhe dieta e peshkut është e domosdoshme për ju. Eliminoni brumërat.
Luani
Fiq, limon, pjeshkë, fara luledielli, thekra duhet të jenë pjesë e dietës suaj. Mjalti, mishi dhe perimet që kanë përmbajtje të lartë hekuri janë të domosdoshme për ju.
Virgjëresha
Mos ju ndani asnjëherë limonit, bajamet, ullirin e zi, tërshërën, mishin e viçit pa dhjam edhe qengjin. Rregullsia e vakteve dhe mungesa e ndërprerjeve gjatë ngrënies është e domosdoshme për ju.
Peshorja
Vendosni një herë e mirë se çfarë e shëndetshme për ju. Asparagu, bajame, bizele, bollgur, spinaq, panxhar, ndërsa sheqeri dhe niseshteja përjashtohen. Përdorni qumësht dhe fruta. Mishin hajeni jo më shumë se dy herë në javë dhe shmangni ushqimin pikant.
Akrepi
Në dietën tuaj bëni mirë që të përfshini fiq, qepë, mustardë, zarzavate, lulelakër, arrë kokosi, qershi të zezë. Infeksionet e mishrave të dhëmbëve kërkojnë kujdes. Me çdo kusht shmangni pijet alkoolike dhe pirjen e duhanit.
Shigjetari
Ju duhet të hani mollë, tërshërë, luleshtrydhe, lëkurën e frutave dhe perimeve, hurma, qershi, domate, bishtaja, misër.
Bricjapi
Ju duhet të merrni rregullisht fiq, zarzavate, qumësht lope, portokall, limon, të verdhë veze, lakër, grurë, bajame, mish pa dhjamë, gjizë, oriz kafe, selino, peshk. Dhe mos harroni shmangni të gjitha llojet e bukës!
Ujori
Ju natyrshëm duhet t’i përfshini këto ushqime në dietën tuaj në një sasi më të madhe. Ushqimet janë arrat, peshku, dardhat, limonët, portokallet, mollët, goca deti, rrepat, misri, pjeshkat.
Peshqit
Merrni panxhar, të verdhë veze, qepë, drithëra, kumbulla të thata, limon, portokall, mollë, rrush, spinaq, pjeshkë. Mos harroni se çrregullimet e zemrës ose të mëlçisë janë të mundshme në rastin tuaj.