Kryefjala Logo

Nga çfarë dallojnë njerëzit tërheqës nga pjesa tjetër?

16 Mars, 2022 | 2:16 pm

1-Kanë vetëbesim!
Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej pispilluqi, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqendrohesh prej vetes tënde.

2-Flasin rrjedhshëm
Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.

3-Kanë shumë humor
Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore.

4-Janë gjithmonë vetvetja
Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm transmeton telegrafi. Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën.

Të ngjashme