Netflix po organizon lojën “Squid Game” dhe është në kërkim të konkurrentëve

11 muaj më parë

Squid Game tregon historinë e njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre dhe ndonjëherë i marrin jetën njëri-tjetrit për të shlyer borxhet e tyre dhe kjo histori do të bëhet një lojë e vërtetë.

Seriali aktualisht mban rekordin për titullin më të njohur ndonjëherë, me mbi 1.65 miliardë shikime në 28 ditët e para pas publikimit të tij në shtator 2021.

Tani, Netflix ka zbuluar se po përgatitet të nisë Squid Game: The Challenge.
456 pjesëmarrës do të konkurrojnë në lojëra të frymëzuara nga seria për një shans për të fituar një çmim prej 4.56 milionë dollarë!

Humbja e një raundi, nuk do të ketë pasoja fatale si në seri.
Fati më i keq që pret një pjesëmarrës është thjesht të kthehet në shtëpi duarbosh.

456 pjesëmarrësit do të luftojnë për të marrë çmimin e parë, një shumë parash prej më shumë se 4 milionë dollarësh që është dhe shifra më e lartë ndonjëherë për një TV Show.

Për të marrë pjesë në Squid Game”The Challenge” duhet të jeni të paktën 21 vjeç, të flisni anglisht dhe të jeni në dispozicion deri në 4 javë në fillim të vitit 2023 për xhirime.

Të ngjashme