Kryefjala Logo

Nëse puna juaj është ulur,ju tregojmë pasojat që sjell

28 Gusht, 2021 | 4:49 pm

Punoni ulur gjatë gjithë ditës? Nëse po, jeni duke e dëmtuar trupin tuaj duke mos bërë asgjë. Erica Fritz, terapiste dhe menaxhere e “Orthopedic Physical Therapy Center” thekson se punonjësit e zyrave duhet patjetër të praktikojnë  ushtrime gjatë kohës që janë ulur, në mënyrë që të mos dëmtojnë trupin e tyre. 

Ja tre veprimet që duhet të bëni gjatë kohës që jeni në punë: 

1-Duhet patjetër të çoheni në këmbë çdo 30 minuta dhe të qendroni në këmbë.

2-Të ushtroni qafën herë pas here, duke e çuar atë pas dhe anash.

3- Lëvizni këmbët herë pas here në mënyrë që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.

Të ngjashme