Kryefjala Logo

Nëse keni ndërruar shtet,ju mësojmë si të krijoni miqësi të reja

18 Maj, 2022 | 1:38 pm

Psikologët kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë mënyra për të bërë miq të rinj dhe shpejt në një vend të huaj ku nuk njeh askënd.

Në fillim para se të kërkosh miq të rinj duhet të kuptosh me veten sa e gatshme je për një miqësi të re.
Ndihesh gati për një fillim të ri me njerëz të rinj dhe zakone krejt të reja për ty?

Nëse po,na ndiqni si më poshtë:

1-Nis me bazat pra nga njohjet që ke me miqtë në shkollë dhe kolegët aktualë dhe nëse del me ta mund të njohësh njerëz të rinj prej tyre.

2-Mund të shkosh në aktivitete arti ose natyre
Nëse të pëlqen arti shko në një galeri dhe fol me dikë aty për një pikturë,nëse pëlqen sportin zgjidh një aktivitet fizik në natyrë ku do bashkëpunosh në grup.

3-Përfshihu në grupe pune të ndryshme Punët vullnetare luajnë një rol të rëndësishëm në miqësitë e krijuara.

4-Merr përsipër iniciativa pa frikë
Nuk i dihet kurrë sa mirë mund të dalin derisa i provon ndaj mos hezito.

5-Bëj diçka për veten si përshembull të dalësh të hash drekë ose darkë vetëm dhe rastësisht të njohësh një mik të ri në banak,kamarier apo një tjetër të “vetmuar” si ty.

Të ngjashme