Kryefjala Logo

Nëse i ndjeni këto gjëra:Ju nuk e doni atë!

3 Prill, 2023 | 2:18 pm

Është e lehtë të ngatërrosh kiminë shpërthyese të tërheqjes fizike për një potencial romantik afatgjatë.
Por nëse jeni të gatshëm të vlerësoni me ndershmëri veprimet dhe ndjenjat tuaja, nuk është gjithashtu e vështirë të dalloni të vërtetën.

•Tërheqja juaj është më shumë fizike sesa emocionale

Cila ishte gjëja e parë që të tërhoqi vëmendjen te partneri? Ishte sensi i tij i humorit, apo një akt dashamirësie që keni vërejtur?
Apo ishte pamja dhe mënyrat e tyre ?
Nuk ka asgjë të keqe të dukesh mirë, apo të vlerësosh atë tipar tek dikush tjetër.
Por nëse kjo nuk shoqërohet me një arsye më të thellë për tërheqje, mund të jeni drejt zhgënjimit.

•Ju i thoni ‘po’ seksit për të mbajtur dikë pranë
Kur sapo keni filluar të takoheni me dikë të ri, mund të vijë një moment kur është e qartë se ai ose ajo pret seksin si hapin tjetër dhe se interesi i tyre mund të zbehet nëse nuk jeni dakord.
Të thuash po mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të shmangur pyetjen: Pse mendoni se interesi i tyre mund të ulet?

•Kohën tuaj së bashku e kaloni në shtrat
A dilni bashkë në vende publike ku ideja është të argëtoheni apo të njiheni më mirë me njëri-tjetrin?
Apo më së shumti “shoqërohesh” në shtëpi ku seksi është i disponueshëm menjëherë?

•Ju hezitoni të prezantoni partnerin tuaj me miqtë dhe familjen

A është ky person dikush që mezi prisni ta shfaqni?
Apo dyshoni intuitivisht se njerëzit që ju njohin dhe ju duan më së miri do ta shohin të vërtetën që po përpiqeni shumë ta mohoni?
Nëse tundoheni ta mbani marrëdhënien një “sekret”, shanset janë që ajo të ketë pak potencial të qëndrueshëm.

Të ngjashme