Lifestyle
Nëse i bën këto 13 gjëra për ty,urime sepse ai çmendet pas teje!
29 Maj, 2021 | 12:52 pm
Ju dërgon mesazhe befasuese
Një djalë që ju shkruan kur ju nuk e prisni, pa dyshim është i çmendur për ju. Është mënyra e tij për të thënë se i mungon dhe mendon për ty dhe këtë e tregon përmes një mesazhi të thjeshtë, duke u përpjekur të mos jetë ndërhyrës.
Duket i ftohtë, por është shumë i ëmbël kur jeni bashkë
Nëse ai është serioz me njerëzit e tjerë, por shpreh anën e tij të butë dhe të ëmbël kur është me ju, ai është i dashuruar me ju!
Kalon kohën e lirë me ju
Ekziston një ndryshim i madh mes mashkullit që dëshiron të kalojë gjithë kohën e tij të lirë me ju dhe atij që ju fton të dilni vetëm nëse ai ka kohë të lirë në axhendën e tij. Nëse djali që ju pëlqen është i përfshirë në të parën, ai është plotësisht i çmendur për ju.
Ngre vetullat kur flisni
Ndërsa flisni, ai ngre vetullat? Kjo është për shkak se ai po i kushton vëmendje asaj që thoni. Është një shenjë e shkëlqyeshme që ai është i interesuar të dijë se çfarë keni për të thënë sepse … ai ju pëlqen!
Përkul kokën dhe trupin drejt jush ndërsa bisedoni
Nëse ai e bën, kjo është për shkak se ai është i interesuar për ju dhe nuk dëshiron të humbasë asgjë nga ajo që ju po i tregoni.
Ai është bujar me ushqimin
Lë kafshatën e fundit të ushqimit të preferuar? Ai është i çmendur për ju.
Buzëqesh gjatë një puthjeje
Është një tregues i qartë se ai pëlqen të të puthë dhe se të do. Nëse një djalë buzëqesh ndërsa është duke ju puthur kjo ndodh sepse është çmendurisht i dashuruar.
Krijon debate të vogla qëllimisht
Debatet e qëllimshme demonstrojnë nevojën për të qenë me ju dhe për të forcuar atë lidhje që lind me ju.
Flet me ju për familjen dhe miqtë
A flet me ju për familjen apo miqtë? Kjo është për shkak se ai dëshiron të fillojë t’ju përfshijë në rrethin e tij shoqëror dhe emocional. Kjo gjë tregon se do të forcojë marrëdhënien.
Bën gjëra që ju bëjnë të lumtur
Nëse përpiqet t’iu bëjë të lumtur në të gjitha mënyrat e mundshme, kjo është për shkak se po bie çmendurisht në dashuri.
Ai ka një pamje të ëmbël dhe të qëndrueshme ndaj jush
Nuk ka rëndësi nëse nuk është dita e tij më e mirë. Nëse ai ju pëlqen, ai gjithmonë do ju shikojë me butësi dhe ndonjëherë me sytë e tij të fiksuar tek ju për disa sekonda.
Nuk harron datat e rëndësishme
Nëse ai djalë kujton edhe ditën e parë kur u takuat dhe si ishit, kjo tregon që ai ju do dhe është i çmendur për ju.
Mban kontaktin me sy kur bëni dashuri
E fundit nga 13 gjërat që bën një mashkull kur është çmendurisht i dashuruar me ty. Kontakti me sy kur bëni dashuri është edhe më i madh, sipas revistapsikologji. Ashtë një mënyrë për të shprehur në mënyrë të pandërgjegjshme dashurinë e tij për ju.